Dhunoi të verbrit, nuk paraqitet për seancën e pajtimit në gjykatë
12/11/2009 Ngjarja tek Kryeministria
TIRANË – Personi që dhunoi një grua të verbër disa muaj më parë teksa protestonin para Kryeministrisë, nuk denjoi të paraqitet në gjykatë për seancën pajtimore. Seanca u mbajt dje nga gjyqtari Sokol Tona, ndërsa shtetasi me emrin G. Thethi nuk erdhi në të edhe pse ishte paralajmëruar. Gjyqtari pohoi se dje ishte vetëm seanca pajtimore, ku palët mund të binin në një pikë të përbashkët dhe ta falnin njëri – tjetrin. Pasi priti disa minuta për personin i marrë tashmë në përgjegjësi penale, gjyqtari Tona e shtyu seancën për një tjetër datë. Thethi ka shpjeguar në hetimet paraprake se nuk donte të godiste gruan e verbër, por të kalonte rrugën. Ai e goditi gruan në kohë, ndërsa ajo ishte e lidhur me litar me pjesën tjetër të grupit. Prokuroria nisi hetimet dhe tashmë dosja është në gjykatë. I pandehuri Thethi është biznesmen dhe rrezikon të dënohet për veprën penale të goditjes së një të verbre nga gjobë deri në tre vjet burg.