Me plan kundër AIDS-it
Ministri i Shëndetësisë, Alush Gashi, priti sot kryesuesen e Ekipit të Kombeve të Bashkuara për programin e HIV/AIDS-it në Kosovë, Doina Bologna.
Në këtë takim është biseduar për implementimin e Planit Strategjik të Kosovës për HIV/AIDS 2009-2013.
Ministri Gashi ka siguruar se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në monitorimin e zbatimit të kësaj strategjie përmes ekspertëve dhe grupeve punuese si dhe raportimet për UNGAS.