E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhen bisedimet mes SHBA-ve, Afganistanit e Pakistanit

Bisedimet e nivelit të lartë ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Afganistanit dhe Pakistanit janë shtyrë. Ato ishin planifikuar për 23 dhe 24 shkurt në Uashington.

Departamenti i Shtetit tha se “pas ndryshimeve politike në Pakistan dhe pas diskutimeve me zyrtarët afganë e pakistanezë, është rënë dakord për të shtyrë takimin trepalësh”.

Kriza diplomatike në mes të Uashingtonit dhe Islamabadit është rritur në javët e fundit, për shkak të diplomatit amerikan, Rejmond Dejviz, të cilin Pakistani e akuzon për vrasje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›