E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndizet për dashuri

Rihanna, pas disa lidhjeve jo edhe aq të këndshme të dashurisë, flitet se po shkëmben mesazhe të nxehta telefonike me aktorin Colin Farrell? Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 15:14

Këngëtarja seksi Rihanna – e cila për momentin është beqare, pasi është ndarë edhe nga lojtari i bejsbollit, Matt Kemp, në dhjetor – raportohet se është duke e bombarduar aktorin irlandez, Colin Farrell me mesazhe telefonike, pasi ata të dy ishin takuar gjatë një emisioni televiziv britanik që prezantohet nga Graham Norton, pak para se të fillonin Krishtlindjet.

“Colin ia kthen vetëm disa nga mesazhet telefonike, por jo të gjithë”, ka thënë një burim për gazetën britanike “The Sun”. “Ai mendon se është i përshtatshëm për të. Aq më pak kur të dy janë beqarë, kështu që pse të mos jenë në lidhje?”

Gjatë emisionit, ylli 34-vjeçar ka pranuar se ajo ai nuk mund të heqë nga mendja e tij bukurinë e bukuroshes nga Barbadosi, e cila ka pasur të veshur një fustan të shkurtë gjatë emisionit që u transmetua “live”.

“Ajo ka këmbë shumë të mira”, kishte thënë ai pas emisionit. “Kjo është një arsye plus që t’i kujtoj ato pasi që asnjëherë nuk më hiqen nga mendja”.
Colin – i cili ka një djalë 16 muajsh me aktoren Alicja Bachleda-Curus dhe një tjetër shtatëvjeçar me modelen Kim Bordenave — tani përflitet se e ka në plan të parë takimin me Rihannën. Sipas thashethemeve, ata planifikojnë që të takohen në Los Angeles, pasi Rihanna të lirohet nga punët e saj.

Edhe Rihanna kohëve të fundit ka pranuar se kishte pasur dëshirë që të vazhdojë lidhjen me ish-të dashurin e saj Chris Brown – i cili e kishte rrahur në shkurt të vitit 2009 – por e ka parë si “bezdisëse”, pasi që shumica e njerëzve nuk ndalojnë së pyeturi për këtë incident.

“Njerëzit vazhdojnë të më pyesin për këtë gjë. Ju them se është shumë bezdisëse pyetja! Askush nuk dëshiron që ta ringjallë këtë dashuri, kështu që mendoj se adhuruesit dhe njerëzit duhet të kenë respekt për këtë gjë”, ka shkruar ajo në Twitter.

“Unë pësova dhe dua që t’ua tërheq vëmendjen edhe vajzave të tjera! Por, kjo gjë ka përfunduar duke më lënë mua me një dukje jo të mirë, të turpshme dhe në gjendje të palakmueshme”.

Një gjë interesante që ka ndodhur për Rihannën është pranimi për të kënduar në një fushatë humanitare, e cila do të mbahet sot (e mërkurë).

Këngëtarja e hitit “Umbrella” është paguar 500 000 dollarë për një koncert një orë në Florida, ku do të marrin pjesë kryesisht donatorë të ndryshëm.

Ajo pritet që të paraqitet në këtë mbrëmje gala para 600 mysafirëve, përderisa mbrëmja humanitare organizohet nga instituti kundër kancerit, Dana-Farber.

Mysafirët VIP u ka kushtuar një rezervim tavoline 200 000 dollarë, ndërkaq ngjarja do të mbahet në vilën me 58 dhoma fjetjeje të Donald Trumpit në Palm Beach. Madje edhe një ulëse për një gazetar ka kushtuar 2000 dollarë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›