E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përforcohen Peja e Bambi

Nga Express më 23 shkurt 2011 në ora 12:02

Dita e martë ka qenë e pasur sa u përket përforcimeve të klubeve të Superligës me basketbollistë. Klubi i basketbollit Peja është përforcuar me lojtarin boshnjak, Adnan Bajramoviq, i cili luan në pozitën e qendrës.

I gjatë 210 centimetra, 30-vjeçari në të kaluarën ishte pjesë e klubit boshnjak, Zenica. Bajramoviq ka të drejtë loje qysh në fundjavë, kundër Trepçës, pasi të kryhen procedurat përkatëse për regjistrim, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Ndërkohë, klubi serb Bambi ka transferuar krah qendrën Aleksandar Çukiç, në vend të lojtarit Dushan Vuletiç.

Në rast të kompletimit të dokumentacionit dhe kryerjes së procedurave për licencim, Çukiç ka të drejt loje të paraqitet në parket në fundjavë, në ndeshjen të cilën Bambi do ta zhvillojë më Kosovën e Vushtrrisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›