Shtyhen për në shtator dy festivale Ndërkombëtare
TIRANË- Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Butrinti 2000” që zhvillohet çdo verë në Butrint dhe Festivali Ndërkombëtar i Dancit Bashkëkohor që zhvillohet në vjeshtë në Durrës do të shtyhen për në muajin shtator.
Në një konferencë për shtyp, paraditen e sotme në Akademinë e Arteve, dy drejtorët e festivaleve ndërkombëtare Alfred Bualoti dhe Gjergj Prevazi njoftuan në lidhje më këtë shtyrje të festivaleve, pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nuk ka miratuar fondet për to. Sipas tyre, kjo shtyrje dëmton imazhin e Shqipërisë dhe na bën vend jo të besueshëm për trupat e huaja që do të merrnin pjesë në këto festivale.
Drejtuesi i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Butrinti 2000”, Alfred Bualoti tha se, edhe pse shtatori nuk përkon me muajt turistik, festivali do të shtyhet për t’u realizuar, duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre aktiviteteve.
“Nuk duam ta humbim dhe ta eliminojmë këtë ushqim shpirtëror, mendor, emocional për vendin sidomos në një moment që ka më shumë nevojë për të se çdo gjë tjetër”,-tha Bualoti.
Sipas tij, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve nuk ka miratuar fondin, ndërkohë që kjo ministri mbulon vetëm 30-40% të vlerës. Një pjesë tjetër mbulohet nga Bashkia e Sarandës, apo donacionet private.
Shqetësimin për shtyrjen e Festivalit Ndërkombëtar të Dancit Bashkëkohor e shprehu edhe Gjergj Prevazi, i cili tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ende nuk ka hapur aplikimet për propozimin e projekteve dhe si rrjedhim, sipas tij, është i pasigurt edhe realizimi në shtator i festivaleve.
“Jemi përpjekur vit pas viti t’i përgjigjemi trupave, por në kushtet e mungesës së një përgjigjeje zyrtare nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ne nuk mund të krijojmë marrëdhënie serioze me kompanitë pjesëmarrëse”,- tha Prevazi.
Sipas tij, vendi ynë zbaton sistemin europian të sponsorizimit për kulturën që vjen nga taksapaguesit dhe për këtë arsye ata i drejtohen MTKRS-së.
(ATA/BalkanWeb)