E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëfim i treguar 99 herë

Nga Express më 23 qershor 2011 në ora 08:44

Në mbrëmjen e së mërkurës në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në skenën e vogël, u dha premiera e shfaqjes “Udhëtimi” në regji të Ilire Çelaj, në të cilën luajtën aktorët Gojart Kqiku, Valire Haxhijaj dhe Gani Rrahmani.

Ushtrimet e stilit ( Exercises de style) të autorit Raymond Queneau, është një rrëfim i thjeshtë për autobusin e linjës S të mesditës ku djali me qafë të gjatë ankohet që një udhëtar tjetër ia shkel këmbën dhe posa lirohet një ulëse ky ulet. Dy orë më vonë e sheh të njëjtin njeri me një shok që i thotë se duhet ta qepë një pullë në këmishën e tij. “Ushtrimet e stilit” apo “Udhëtimi” tregon këtë rrëfim nëntëdhjetenëntë herë në nëntëdhjetenëntë mënyra të ndryshme.

Kjo shfaqje është produksion i Fakulteti te Arteve të UP-së dhe është mbështete nga Teatri Kombëtar, po ashtu ishte shfaqje e diplomës së aktorëve.

Raymond Quenaeu është poet francez, novelist dhe bashkëthemelues i Ouvroir de litterature Potentielle, Oulipo (Hapja e potencialit të literaturës). Queneau është autor i shumë novelave, poezive, eseve dhe artikujve, si dhe në shumë forma tjera të artit. Është nderuar edhe si anëtar i Academie Goncourt 1951, u zgjodh anëtar edhe në Akademie del’ Humour si Anëtar i jurisë në Festivalin e Kanës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›