Nënshkruhet marrëveshja

SHBA-ja dhe Rusia kanë nënshkruar sot në Pragë traktatin për çarmatim, për të cilin shpresojnë se do të jenë një paralajmërim për marrëdhënie më të mira bilaterale mes dy vendeve dhe për të cilën shpresojnë se do të shtojë trysninë ndaj vendeve, të cilat synojnë sigurimin e armëve bërthamore.
Presidentët Barack Obama dhe Dimitri Medvedev nënshkruan paktin, në ceremoninë e cila u organizua në një kështjellë mesjetare në Pragë, pas bisedës që zhvilluan mes vete, gjatë së cilës ata diskutuan për sigurinë bërthamore, programin bërthamor të Iranit dhe kryengritjen në Kirgizi.
Marrëveshja parasheh që gjatë shtatë viteve në vijim të reduktohet për 30 për qind të arsenalit bërthamor, të stacionuar nga dy ish-armiq e Luftës së Ftohtë, por që të dy vendet do të ruajnë arsenal të mjaftueshëm, sa për të shkatërruar njëri-tjetrin.
Që të dy vendet synojnë që me këtë marrëveshje të forcojnë përpjekjet e tyre për të frenuar ambiciet bërthamore, të vendeve si Koreja e Veriut dhe Irani dhe që t’i shmangën akuzave për hipokrizi.
Me nënshkrimin e marrëveshjes, Obama dhe Medvedev skalitën emrat e tyre në analet e historisë. Traktati tani duhet të ratifikohet nga parlamenti i Rusisë dhe senati amerikan, në radhët e së cilit Shtëpia e Bardhë tashmë ka filluar përpjekjet lobuese.
“Dita e sotme është tejet e rëndësishme për sigurinë bërthamore dhe për procesin e moszgjerimit, si dhe për marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së”, tha Obama. Medvedev nënshkrimin e marrëveshjes e cilësoi si një ngjarje historike, e cila do të hapë një kaptinë të re të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Rezultati të cilin e arritëm është i mirë”, tha Medvedev.
Brenda kështjellës, momenti i pritur erdhi kur dy presidentët kapën stilolapsat dhe filluan nënshkrimin e disa dokumenteve.
Obama theksoi se traktati hap rrugën për reduktimin e më tutjeshëm të arsenalit bërthamor të dy vendeve.
Dhe ai premtoi biseda të reja me Medvedevin në lidhje me mburojën anti-raketore, e cila mbetet një çështje kundërthënëse mes dy vendeve, në momentin kur SHBA-ja po vazhdon të lëvizë përpara këtë plan, për të cilin thotë se nuk paraqet kërcënim për Rusinë.
Obama theksoi se sistemi i mburojës anti-raketore nuk ka për qëllim ndryshimin e baraspeshës strategjike me Rusinë, por më parë shërben për të pamundësuar sulmet me raketa, të cilat mund të ndërmerren nga shtetet tjera.
Medvedev tha se është optimist se dy vendet do të jenë në gjendje të arrijnë kompromis edhe për këtë çështje.
Para nënshkrimit të marrëveshjes, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë theksuan se Obama dhe Medvedev kanë biseduar edhe për Iranin.
Në agjendën e tyre ishte edhe situata aktuale në Kirgizi, ku opozita me anë të protestave, të cilat filluan të mërkurën, arriti të përmbysë nga pushteti presidentin Kurmanbek Bakijev.