Shtyhen për votim projekte të rëndësishme
26/02/2010 Seanca parlamentare pa kuorum
Seanca parlamentare vijoi punimet e saj me një sërë projektesh të rëndësishme për legjislacionin shqiptar, por që për shkak të mungesës së kuorumit nuk u kaluan për votim. Në këtë mënyrë pa opozitën, e cila la karriget në sallë menjëherë pasi Kryetarja njoftoi vijimin e seancës me rendin e ditës, mazhoranca diskutoi dy projekte të rëndësishme për krimet e komunizmit, njëra për simbolet e regjimit komunist dhe tjetra për ngritjen e institutit që do të studiojë krimet e asaj kohe. Po dje, deputetët shqyrtuan edhe projektin “Për Inspektoratin e Ndërtimit”, projekt i Ministrisë së Punëve Publike. Kreu i saj, Sokol Olldashi, i propozon Kuvendit të Shqipërisë për miratim projektin që synon të zgjerojë përgjegjësitë e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar. Aktualisht përgjegjësitë për të sjellë rregull në territoret që i administron pushteti vendor i ka ky i fundit. “Me këto shtesa dhe ndryshime nuk synohet cenimi i garancive ligjore që gëzojnë organet e qeverisjes vendore për menaxhimin dhe planifikimin e territorit, por që të reduktohen drejt kufirit maksimal rastet e ndërtimeve të kundërligjshme në territoret vendore”, tha Olldashi. Projekti i fundit dhe po kaq i rëndësishëm, i cili gjithashtu do të jetë sërish në seancën e pas një jave, ishte ai i krijimit të fondit special për kompensimin e pronës. Ky fond do të krijohet jo vetëm nga të ardhurat në buxhetin e shtetit, por edhe nga të ardhurat e donatorëve.