E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhen zgjedhjet, ka Asamble Statutore

Paralajmërimi për një ditë zgjedhore në Federatën e Atletikës ka rezultuar një alarm fals. Kjo për shkak se gjithçka është anuluar në pak orë para parashikimit të mbajtjes së Asamblesë Zgjedhore. Lajmi është bërë publik nga drejtuesit aktualë të federatës, të cilët më parë kishin kërcënuar me largim, nëse do të vazhdonte ushtrimi i presionit nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Kjo e fundit është tërhequr nga këmbëngulja e saj. Pas një diskutimi me drejtorin e ri të Sporteve në MTKRS, Vasil Bici, presidenti i Federatës së Atletikës, Fatos Shehaj, ka konfirmuar se nuk do të zhvillohen zgjedhjet. Sipas tij, ministria nuk mund të marrë kompetencat e asamblesë për të shtyrë këtë federatë drejt zgjedhjeve. Do të zhvillohet vetëm Asambleja Statusore, ku do të miratohen ndryshimet në statut dhe se mandati i tyre përfundon pas një viti.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›