E Shtunë, 31 Tetor 2026

MekLaren, prezantohet makina, tërhiqet Ron Denis

Dje, është prezantuar në ambientet e skuadrës në Uoking, MekLaren, makina e re e vitit 2009, "MP4-24", me të cilën Luis Hemilton do të provojë të mbrojë Botërorin e fituar vitin e kaluar dhe Heki Kovalajnen, për të kontribuar në fitimin e titullit të konstruktorëve. Në fakt, si Ferrari dhe Toyota, për t‘iu përgjigjur kritereve të kërkuara nga rregullat e 2009-ës, krijimi i ri i kësaj skuadre është pak i ndryshuar. Stili është i njëjtë me ato të makinave të fundit të kësaj skuadre. Edhe pse, në mënyrë të pashmangshme, rregullat e reja për aerodinamikën kanë pasur peshën e tyre në realizimin e makinës së re për 2009. Por nuk kanë ndryshuar objektivat: synohen të dy titujt, si ai i pilotëve, ashtu edhe ai i konstruktorëve. Por, që nga dita e parë e marsit, Ron Denis do të lërë drejtimin e skuadrës MekLaren në Formula 1. Në vendin e tij do të emërohet Martin Uhitmarsh. "Është momenti i duhur për t‘u larguar. Ky është vendimi im", tha dje Denis.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›