Shqiptarët e Preshevës dhe serbët e Kosovës
Ditëve të fundit, me rastin e ndërrimit të motmoteve, në mediat tona është thënë ndoshta me të drejtë, se viti 2008 ishte vit i shqiptarëve, pas pavarësimit të Kosovës dhe afrimit të Tiranës me Brukselin dhe NATO-n. Por kjo nuk mund të thuhet edhe për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, të cilët në njëfarë mënyre, kanë mbetur "jetimë", nëse kemi parasysh vrasjet, arrestimet, keqtrajtimet e njëpasnjëshme apo instalimi i forcave të mëdha policore e ushtarake anë e kënd këtyre tri komunave shqiptare.
Rruga e Beogradit...
Sa i përket tensionimit të situatës së fundit në rajonin e Preshevës, e provokuar nga xhandarmëria serbe me arrestimin e 11 të rinjve nga kjo anë dhe keqtrajtimet ordinere të qytetarëve, çështja e këtyre tri komunave të Kosovës Lindore, sikurse njihen historikisht nga shqiptarët, shtron dilema te faktori ndërkombëtar se, pa një stabilitet, lexo, mosdiskriminimin e shqiptarëve në Ballkan, nuk do të ketë as perspektivë të mbarë rajoni. Synimet e Serbisë janë të qarta sot, si në aspektin politik me "Kosovën", ashtu edhe në aspektin e aksioneve në rajonin e Preshevës. Pas humbjes së Kosovës, Serbia do të bëjë çmos për ta nxitur apo provokuar edhe një konflikt të ri, qoftë në rajonin e Preshevës apo gjetiu, për t‘i treguar botës (me mashtrime) se shqiptarët janë faktor destabilizues në rajon.
Sipas një eksperti ndërkombëtar në Gjenevë, çdo lëvizje diskriminuese e regjimit të Beogradit ndaj popullatës joserbe në Serbi, në këtë rast kundër shqiptarëve, lidhet me rrugën e Serbisë për në BE, që në një rast të tillë, do ta zgjasë edhe më shumë. Prandaj, jo rastësisht thuhet se rruga e Serbisë për në Bruksel kalon përmes Preshevës. Beogradi, në vend që t‘i arrestojë dhe t‘i dërgojë kriminelët serbë, të njohur ndërkombëtarisht, vazhdon represionin ndaj një popullate të pambrojtur. Por, provokimet dhe agresioni i fundit në Preshevë nga policia serbe nuk është për t‘u çuditur, në një kohë kur dikasterin policor në Serbi e drejton partia që vazhdon politikën e kryekriminelit serb Milosheviç, sidomos nga fakti kur dihet se kazermat e instaluara serbe aktualisht në Preshevë e Bujanoc janë të mbushura plot me policë e ushtarakë të dështuar nga kapitullimi i luftës në Kosovë.
Nuk ka plan ndarjeje...
Instituti për Raportim në Luftë dhe Paqe, në raportin e fundit, ka njoftuar se sikur para dy decineve, kur shqiptarët e Kosovës refuzonin të shërbenin në armatën serbe për shkak të mosbesimit, ngjashëm sot veprojnë edhe më të rinjtë e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Shikoni për këtë vrasjet dhe arrestimet e fundit. Edhe më shumë, shqiptarët e kanë humbur besimin tek institucionet serbe dhe se popullata në rajon nuk ndjehet e sigurt. Këtë e dëshmojnë edhe raportet dhe letrat e shumta nga Këshilli për Mbrojtje të të Drejtave të Njeriut, me seli në Bujanoc, që i dërgohen çdo vit Sesionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, në Gjenevë.
Madje, regjimi serb vazhdon të luajë ende me idetë e Millosheviçit, arkitektit të dështuar të "Serbisë së Madhe". Ditëve të fundit janë dëgjuar zëra për ndarjen e Kosovës, lexo "marrjen" e Mitrovicës, duke përfshirë këtu edhe rajonin e Preshevës. Por SHBA, BE dhe mbarë faktori ndërkombëtar, u është përgjigjur qartë këtyre orekseve të regjimit të Beogradit. Prerë: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës, pavarësisht nga provokimet në Mitrovicë apo Preshevë.
Sidoqoftë, një gjë është më se e sigurt. Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk kërkojnë asgjë nga Brukseli, nga Beogradi dhe as nga Prishtina, veç faktit që kjo popullatë të mos mbetet e margjinalizuar, as kartë-loje për Serbinë, por të trajtohen njësoj si serbët e Kosovës. Madje, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kërkojnë të respektohen të drejtat e tyre kombëtare (flamuri, universiteti...) që u takojnë dhe jo të privilegjohen si serbët e Kosovës.