Shtyhet Apeli per Timoshenkon
Gjykata më e lartë e Ukrainës ka shtyrë për në datën 26 qershor seancën dëgjimore të apelit të ish-kryeministres Julia Timoshenko në lidhje me dënimin e saj shtatë vjeçar për shpërdorim të detyrës. Gjykata e Lartë e Specializuar për Rastet Civile dhe Kriminale bëri të ditur vendimin, pasi që prokurorët kërkuan që Timoshenko të jetë e pranishme në seancë. Ajo aktualisht po trajtohet në një spital në Karkiv, pas grevës së fundit të urisë, si dhe për shkak të dhimbjeve në shpinë.
Timoshenko dhe mbështetësit e saj në BE dhe në SHBA kanë thënë se dënimi i saj është i motivuar politkisht. Avokatët e lideres opozitare planifikojnë që ta apelojnë rastin edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, para seancës së qershorit.
Ish kryeministrja eshte vizituar nga Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit Tomas Melia dhe ambasadori amerikan në Ukrainë Xhon Teft .
Vizita e zyrtarëve amerikane kryhet në kohën kur janë rritur kritikat e Perëndimit mbi trajtimin e saj. Ambasadori Teft u tha gazetarëve pas vizitës se Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë atë që ai e quajti "persekutim selektiv i Timoshenkos" dhe bëri thirrje për lirimin e saj.
Timoshenko u dënua me shtatë vjet burg vitin e kaluar për shpërdorim detyre, ndërsa mbështetësit e saj thonë se ishte hakmarrje politike nga presidenti Viktor Janukoviç.