E Diel, 1 Nëntor 2026

39 vite burg vrane motren dhe nenen

Gjykata e Elbasanit  dënoi me 25 vite burg Leonard Lekën, 29 vjeç  dhe me 14 vite burg vëllain e tij, Dritan Lekën 27 vjeç pasi u akuzuan për veprën penale të vrasjes me armë të kryer në bashkëpunim të nënës Donika Lengo 63 vjeçe dhe motrës Leonora Gjokola 44 vjeçe. Nënë e bijë u ekzekutuan për motive xhelozie më 18 mars të vitit të kaluar brenda në një banesë në lagjen 11 nëntori.  Pas arrestimit Leonard Leka ka pranuar krimin duke mohuar pjesëmarrjen e vëllait të tij në këtë ngjarje. Ai ka deklaruar para trupit gjykues se e kishte kryer vrasjen në rrethana të tronditjes së rëndë nervore për motive xhelozie pasi dyshonte tek e motra për çështje morali. Gjatë dëshmive në séancë gjyqësore ai është shprehur se e kishte qortuar disa herë të motrën për këtë çështje por ajo nuk kishte ndryshuar mënyrën e sjelljes. Natën e 18 marsit është ekzekutuar fillimisht vajza e më pas nëna që ka tentuar t’i japë ndihmën.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›