E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet afati i kthimit të emigrantëve në Greqi

Emigrantët shqiptarë që janë kthyer pranë familjeve për të kaluar pushimet mund ta shtyjnë afatin e qëndrimit deri në 15 tetor. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Rendit e Greqisë. Ajo ka lëshuar një qarkore ku thuhet se afati i fundit i kthimit të emigrantëve pranë familjeve nuk është 15 shtatori por 15 tetori. Sipas një të përditshmeje greke në këtë përfitim hyjnë të gjithë ata emigrantë të cilët kanë leje të vlefshme dhe ata që leja u ka skaduar, por që kanë bërë kërkesë për rinovimin e saj pranë autoriteteve greke.

Vendimi për shtyrje mendohet se do të lehtësojë sadopak fluksin e lartë të emigrantëve që kalojnë këto ditë kufirin duke krijuar radhë të gjata e pritje. Megjithë këtë shtyrje afati, fluksi mendohet të jetë sërish i lartë pasi në shtator fillon shkolla dhe puna për të gjithë emigrantët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›