E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjykimi për Arid Ukën

Shtyhet gjykimi për Arid Ukën, i cili është i akuzuar për vrasjen e dy pilotëve amerikanë, vitin e kaluar në Frankfurt.

Duke iu referuar deklaratës së Gjykatës së Frankfurtit, mësohet se gjyqtarët do të japin vlerësimin ditën e enjte.

“Prova të reja kanë dalë në pah gjatë procedurës penale kundër sulmuesit të dyshuar Arid Uka, e kjo gjë e bën të domosdoshme vazhdimin e shqyrtimit të provave”, thuhet më tej në deklaratë.

21- vjeçari nga Kosova ka pranuar për të shtënat e 2 marsit. Ai po përballet me dënimin më të rëndë gjerman, burgim të përjetshëm me të drejtën për apel pas 15 viteve.

Nëse gjykatësit vendosin që ta përfundojnë gjyqin, ata do ta japin verdiktin dhe dënimin do ta shpallin në 30 janar.
Provat kanë të bëjnë me një raport gazete sipas së cilës dyshohet se Uka ka marrë pjesë në një kamp trajnimi të terroristëve në Bosnje, në verën e vitit 2010. Raporti thotë se Uka është parë në qytetin boshnjak të Zenicës, në verën e vitit 2010.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›