Stefanoviç: Qasje në Kosovë, përmes bisedimeve
Borislav Stefanovic, kreu i ekipit serb për bisedime me Prishtinën dhe një herë përsërit faktin se çështja e përfaqësimit rajonal të Kosovës duhet të zgjidhet sa më shpejt, por në bazë të Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ai deklaroi se deri në fund të janarit do të arrihet marrëveshja që qytetarët të mos paguajnë sigurimin e automjeteve kur kalojnë kufirin Kosovë-Serbi.
Përpos kësaj, ai shton se marrëveshjet e arritura në dialog me Prishtinën në asnjë mënyrë nuk e shkelin Kushtetutën e Serbisë, apo kërcënojnë integritetin e saj.
Sipas vlerësimit të tij, përmes dialogut me Prishtinën, Serbia ia ka dalë të ketë ndikim në territorin ku nuk kishte qasje që nga viti 1999.