E Shtunë, 31 Tetor 2026

Uidhers: Shqipëria, si Rusia e Ukraina

Ish-ambasadori i SHBA, John Withers

Ish-ambasadori amerikan flet për demokracinë në vend: Nuk po ndiqni rrugën e demokracisë perëndimore

Liderëve politikë su vjen nga zemra demokracia, su vjen për shtat

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Xhon Uidhers, shprehet i shqetësuar për gjendjen e de-mokracisë në vend.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, diplomati amerikan thotë se vendi ynë nuk është duke ecur në drejtimin e duhur. Madje ai e ka krahasuar Shqipërinë me Hungarinë, Rusinë dhe Ukrainën. Shqetësohem se më duket se Shqipëria nuk po ndjek rrugën e demokracive perëndimore, por po shkon në drejtimin që po shkon Hungaria, e cila po merr masa shtypëse ndaj medias, apo në drejtimin e Ukrainës, që përdor gjykatat për të sulmuar udhëheqës të opozitës apo për të mbrojtur aleatë politikë dhe miq. Mendoj se po ndjek drejtimin e Rusisë, ku zgjedhjet nuk janë në standardet ndërkombëtare, gjë që ne presim ti ketë një demok-raci e zhvilluar, tha ambasadori Uidhers në intervistën e parë që jep që kur përfundoi mandatin në Shqipëri. Ai thotë se fakti që Shqipëria nuk po arrin të zgjidhë dukuri të tilla si korrupsioni, problemet në sistemin e drejtësisë dhe konfliktet politike, janë probleme të shkaktuara nga udhëheqësit politikë në vend, që i quan përçarës dhe jo bashkues. Problemet e politikës nuk vijnë nga ambienti, por polarizimi politik i udhëheqësve që thjesht nuk kanë në vetvete instinktin demokratik, për të cilët demokracia është diçka jashtë tyre, demokracia është diçka që nuk u vjen për shtat, diçka që ata duhet ta manipulojnë për botën e jashtme, por jo që ata vetë ta praktikojnë, nuk u vjen nga zemra. Ambasadori Uidhers thotë se qëndrimet e tij ndaj Kryeministrit, apo ndaj udhëheqësit të opozitës, apo ndonjë personaliteti tjetër në Shqipëri, nuk ishin personale, por një analizë për veprimet që nuk ishin në përputhje me parimet e demokracisë. Këtë qëndrim, ish-ambasadori e mbajti edhe tetorin e kaluar, kur pas publikimit të disa kabllogrameve të WikiLeaks-it, shkroi një letër.

Ish-ambasadori
Sado i keq të jetë lajmi, apo sado e sikletshme të jetë një rrethanë, një ambasadë amerikane raporton të vërtetën, edhe për një aleat të ngushtë si Shqipëria. Nëse zgjedhjet janë të dyshimta, ne e themi këtë. Nëse autoritetet qeveritare kërcënojnë pavarësinë e institucioneve demokratike të vendit dhe median, ne e themi këtë. Nëse besnikëria partiake pengon qeverisjen e vendit, nëse korrupsioni i kudogjendur minon zhvillimin e mirëfilltë ekonomik, nëse përparësia e udhëheqësve është të rendin me këmbëngulje drejt pushtetit në vend që të rendin për ti shërbyer popullit, ne e themi këtë, shprehej Uidhers pak kohë më parë.

Topi me Sekuin: Dialog konstruktiv mes partive

Topi dhe Sekui

Presidenti Bamir Topi priti dje kreun e delegacionit të KE-së në Tiranë, Etore Sekui. Sipas zyrës së Presidencës, kreu i shtetit theksoi domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut politik institucional për realizimin e reformave të nevojshme, shmangien e debateve të panevojshme e të parakohshme si dhe përmbushjen e kritereve që do të mundësonin bërjen pjesë edhe zyrtarisht të Shqipërisë në familjes së madhe europiane. Kreu i Delegacionit të BE-së në Tiranë, ambasadori Sekui, duke vlerësuar rolin kushtetues dhe institucional të Presidentit Topi si simbol i unitetit të popullit, nënvizoi rëndësinë e vazhdimësisë së reformave të ndërmarra dhe dialogut konstruktiv mes forcave dhe aktorëve politikë për të ardhmen integruese europiane të vendit tonë, thuhet në njoftimin për shtyp.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›