Hyrja sekrete, dy në pranga për shitje droge
Dy persona janë vënë në pranga nga policia e kryeqytetit në kuadër të operacionit Hyrja sekrete. Brunildo Muçollari, 26 vjeç, dhe Dritan Rica, 36 vjeç, u arrestuan për tregtim të lëndëve narkotike.
Në momentin e arrestimit, Ricës i është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit heroinë, ndërsa gjatë kontrolleve të ushtruara në banesën e tij iu gjetën edhe 57 porcione (me peshë totale 35 gram) të kësaj lënde si dhe një sasi kanabisi.
Të dy personat në fjalë kishin precedentë penalë. Muçollari ishte dënuar më parë për prodhim e shitje të narkotikëve, ndërsa Rica për vjedhje.