E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pro e Kunder A duhet te kandidoje Edi Rama per Tiranen


Pyetjet
1. Nje kandidim potencial i Edi Rames per bashkine e Tiranes a krijon nje kontradikte me kerkesen e vazhdueshme te PS per zgjedhje te parakohshme te pergjithshme Mendoni se ky kandidim do te kete impakt pozitiv apo negativ per opoziten ne kete stad politik ku ndodhet pas 21 janarit dhe konfliktimit te skajshem me Berishen
2. A mendoni se nje mandat i katert per bashkine e kryeqytetit do ta konsumonte politikisht Edi Ramen si lider i opozites njekohesisht si alternative e kryeministrit shef i mazhorances
3. A mendoni se ka figura te tjera te pershtatshme vec Rames per te kandiduar per Tiranen nga ana e opozites e nese po cilat mund te ishin keto

Gilman Bakalli pedagog

1. Perballe kerkeses se vazhdueshme te PS per zgjedhje te parakohshme parlamentare kam te drejten te pyes se pse kesaj radhe z. Rama beson se me zgjedhje te tjera te parakohshme do te jete ai fituesi dhe jo serish Berisha fjala vjen Cilat jane garancite se kesaj here procesi i numerimit do te jete ndryshe nga ai i 2009-es dobi do te kishim po te hynim me te njejtat probleme ende te pazgjidhura nga fushatat e kaluara elektorale me te njejtin Kod Zgjedhor me te njejtin KQZ e TVSH te politizuar apo me te njejtat mungesa garancish qe nuk e lejojne rinumerimin e votave kur kjo kerkohet nga kandidati apo nje parti Shkurt ka dicka te pasinqerte ne kete kerkese te vazhdueshme te PS per zgjedhje te parakohshme.
Pretendimi i z. Rama per nje mandat te katert e ben akoma me te pavlere kerkesen e mesiperme te PS per zgjedhje te parakohshme te pergjithshme. Te dyja kerkesat nuk mund te qendrojne njekohesisht njera ia heq bazen e vertetesise tjetres.
Me kushtin qe dilema e mesiperme zgjidhet dhe z. Rama kandidon per nje mandat te katert gjykoj se ky akt do te kete nje impakt pozitiv per opoziten sepse luan me karten e saj me te sigurte. Shpeshhere ne politike te qendrosh tek e sigurta tek e sterprovuara sjell me teper sukses se loja me elementin e risise. Edi Rama ia ben shume po shume te veshtire lojen rivalit te tij demokrat. Imagjinoni frustrimin e ketij te fundit perballe Edi Rames A ka ngelur me gje pa u konsumuar nga fjalori denigrues politik kunder z. Rama fare ka pertej lakuriqesise se tij dhunes se tij te supozuar ndaj grave apo familjareve te tij
2. Jo nuk ka asnje konsumim politik te Z. Rama si lider i opozites per shkak te nje mandati te katert si kryetar bashkie. Argumentet qe paraqesin rikandidimin e z. Rama nen nje drite te papershtatshme sic bente dje z. ili nuk qendrojne kryesisht sepse ngrihen mbi bazen e nje ndarjeje te prere midis politikes dhe lokales. Une besoj se gjithnje e me pak ka nje ndarje te prere midis problemeve politike dhe atyre lokale. do problem lokal eshte edhe politik. Dhe anasjelltas. kujtoni betejat e kaluara dhe aktuale te qeverise per probleme lokale. Pervec kesaj standardi i ndarjes se postit ekzekutiv nga ai partiak nuk eshte realizuar deri me sot nga asnje parti. Te dy partite qe drejtojne sot vendin PD dhe LSI kane ne krye nje kryetar me kohe te pjesshme. Ne kete kontekst pse paraqitet si dizavantazh per Ramen mbivendosja e dy pozicioneve
3. Vazhdojme te bejme te njejtin gabim per te cilin Karl Popper kritikonte Platonin apo Marksin kur shtrojme pyetjen kush duhet te qeverise Ta harrojme kete pyetje do te thote figura te pershtatshme Kemi plot shembuj figurash politike qe na jane dukur shume te pershtatshme ne fillim te karrieres se tyre dhe qe tani qe nuk i duam me sepse jane bere te papershtatshme nuk pranojne te largohen paqesisht nga pushteti
Figura ka plot ne PS por figura ama


Erion Kristo pedagog

1. Zgjedhjet vendore kesaj here jane shume te rendesishme. Duke ardhur ne nje situate skandaloze politike ato do te sherbejne si test per zgjedhje te parakohshme. Askush nuk i bekoi zgjedhjet e parakohshme ne Shqiperi prandaj u pa me e arsyeshme nje beteje elektorale e radhes per te marre nje votebesim per palet ne konflikt. Ne kete pikepamje loja eshte shume e madhe dhe perputhet me levizjet e opozites. Kandidimi i Rames nuk ndryshon ndonje gje perkundrazi tregon angazhimin e terefuqise politike te opozites. Kandidimi i kreut te PS e con betejen politike ne agoni.
2. Per qytetaret nuk eshte fare i pranueshem nje mandat i katert i nje njeriu te vetem. Kjo tregon se demokracia bazohet tek njerezit dhe jo tek idete apo interesat e qytetareve. Edhe nje qenie ideale po te ishte nuk do te duhej te pranohej ne drejtim per kater mandate radhazi edhe pse merr votebesim. Greket e lashte e ndiqnin nga qyteti nje njeri qe behej kaq i rendesishem dhe fitonte kaq peshe. Me kete nuk dua te them asnje mesazh per qytetaret thjesht po tregoj perfytyrimin tim per demokracine nje perfytyrim tekefundit libror. Edi Rama ne rast fitoreje eshte alternative e kryeministrit nje alternative serioze. Zgjedhjet nuk do ta konsumonin perkundrazi do ta forconin. Kuptohet gjithmone ne rast fitoreje. Tani loja ka kapur zenitin e vet gabimet jane te pafalshme.
3. Edi Rama me lojen e tij ngriva-shkriva nuk lejoi prodhimin e kandidateve te tjere. Tanime ai nuk mund te terhiqet nga kandidimi sepse nuk ka kohe per te prodhuar kandidate. Edhe pse mendoj se qofte brenda opozites qofte jashte saj ka figura shume te spikatura qe jane administratore te zote dhe mund te marrin persiper fatet e qytetit qe ka kohe qe kerkon te kete ne krye nje njeri qe te punoje full-time vetem per qytetin. Figura brenda se majtes ka shume qe nga Pandeli Majko qe ne te gjitha rastet eshte varke shpetimi e PS dhe eshte perdorur shpesh nga PS si gome rezerve nje njeri qe mund te kape vota edhe majtas edhe djathtas e mbi te gjitha ne qender ku nje mase gjigande njerezish rri e tulatur nga politika aktuale. Majko eshte nje figure humane per ate se cka njohin njerezit. Do te ishte nje bonus i madh ne fushate nje fushate me parametra humane te pakten nga ana e opozites. Po ka edhe figura te tjera te rendesishme si Pellumb Xhufi apo qofte dhe Blendi Klosi qe ka qene nje administrator interesant ne krye te Ministrise se Kultures. Figura ka plot po per shkak te politikave personale jane kthyer ne figurante.


Mustafa Nano publicist

1. Nuk ka diskutim qe e krijon ate kontradikte per te cilen flisni ju. U be disa kohe tanime qe fale disa betejave te rendesishme kunder korrupsionit per zgjedhje te lira e te ndershme rrejdhimisht per zgjedhje te parakohshme etj Edi Rama fitoi nje autoritet qe se kish ne planin politik e nacional. Nuk eshte se i fitoi keto beteja ne fakt asnje ska fituar por ishin beteja qe e nxirrnin ne evidence si aspirant per kryeminister. Mirepo ja vjen dita e zgjedhjeve lokale dhe ate fap e kap ngasja per te qene administrator lokal. Duket sikur don tu thote te tjereve hej mua me intereson bashkia.
Kur vjen puna tek impakti qe mund te kete per opoziten kjo levizje e hamendesuar e Rames nje gje eshte impakti elektoral e nje gje tjeter eshte impakti politik. Kjo levizje elektorale e Rames nuk ndikon per keq ne terma elektorale por ne terma politike ndikon vec per keq.
2. Pikerisht kete pata parasysh kur fola permasen politike te impaktit jo vetem e konsumon por edhe e zvogelon.
3. E kam degjuar shpesh here te thuhet nga goje socialistesh se ata kane bere sondazhe te tyret dhe nga ato sondazhe rezulton qe vetem Rama eshte fitues i sigurte i Tiranes. Nuk i besoj keto sondazhe te socialisteve jane nje sendergji e Rames me ane te te cilave ky i fundit don te na thote se po kandidon jo se ka qejf por sepse eshte i detyruar. Per te cuar uje tek kjo teze ai pervec lojes se sondazheve beri dhe nje loje tjeter hodhi per testim ne tregun e thashethemeve metropolitane dy-tre emra te tjere krejt te refuzueshem dhe me kete synoi te perforconte idene se ai eshte i vetem. Kjo ishte nje hile jo dhe aq e holle. Ne fakt jane te gjitha gjasat qe Rama te dale mire ne sondazhe rrjedhimisht te jete fitues nese kandidon por puna eshte se nuk eshte vetem Rama ai qe fiton. Edhe sikur dikush i mirinformuar e i besueshem te me thote se jane te gjitha provat se askush tjeter smund te fitoje perballe Lulzim Bashes edhe ne keto rrethana pra fajtori do ish Edi Rama. Cili eshte faji i tij Faji eshte qe e ka rrethuar veten me njerez statura e te cileve ben plot te tjere qe te thone po ate qe e thone dhe ata vete dmth qe Edi Rama eshte me i miri i vetmi i pakonkurueshmi. E dini Ky eshte nje nga fajet me te renda te ketij njeriu.


Ermira Danaj sociologe

1. Ne kete situate ku jemi dhe duke analizuar te pakten informacionin qe merret nga konferencat per shtyp apo fjalimet eshte e veshtire te kuptohet se cila eshte strategjia e opozites se cfare do te beje nese deshiron te marre pjese ne zgjedhje apo jo. Kjo gjendje vazhdon qe prej qershorit te 2009 keshtu qe nuk di te them nese opozita kerkon vertet zgjedhje te parakohshme apo nese do ti vazhdoje protestat qe kontestojne legjitimitetin e qeverise. Ne kete kontekst kandidimi apo jo i Edi Rames per mua duket me shume si pjese llogarish imediate politike se sa si pjese e nje strategjie programore qe permban kerkesa te qarta.
2. Ne radhe te pare do te ishte shume e rendesishme te dihej publikisht motivimi pse do te kandidonte perseri Edi Rama. Dmth. cilat ndryshime apo zhvillime premton se do ti sjelle ai kryeqytetit ne kete mandat cfare politikash zhvilluese do te ndjeke pershembull cfare programi ka ndermend te paraqese per sherbimet sociale qendrat kulturore punesimin e te rinjve qe eshte nje nder problemet kryesore apo politikat e strehimit per te rinjte te cilat mungojne totalisht. Une keto lloj motivimesh do te prisja nga kandidati socialist per kryetar bashkie. Mirepo deri me tash duket se programi apo politikat nuk jane aspak ne qender te ndonje diskutimit. Dhe emrat qe perfliten ngjallin thjesht diskutime mbi kush eshte me i forte nga kandidatet cilet jane klanet klientelat apo biznesmenet qe mbeshtesin njerin apo tjetrin emer te perfolur. Nese Rama do ta argumentonte kandidimin e vet me politika e programe sociale dhe zhvillimore dhe nese gjate fushates do te impenjohej per zbatimin e tyre nuk besoj se ka rrezik per tu konsumuar. Ama nese do te vazhdojme te mbetemi te politika e fjalimeve dhe konfliktit individual politik nuk shoh ndonje perfitim per qytetaret. Kam frike se do te ndodhe kjo e fundit perseri.
3. Duke vazhduar pergjigjen e mesiperme nese kandidimi i Rames do te bazohej vetem te justifikimi se PS nuk ka asnje kandidat tjeter te denje apo se nuk fitokerka dot nje tjeter nga PS atehere ketu do te isha plotesisht kunder. Nuk besoj se Partia Socialiste eshte e varur nga nje njeri i vetem nuk besoj se vetem ky mund te jete i vetmi dhe i perhershmi fitues. Ka plot burra e gra ne PS qe mund te ishin kandidate per bashkine. Sepse aty nuk po kandidon individi kunder individit por partia kunder partise. Pra edhe ne zgjedhje lokale pretendohet se garojne dy qasje politike programore e jo dy individe qe premtojne thjesht spektakel.


Mero Baze publicist

Ne debatin e para disa javeve rreth kushteve te pafavorshme per zgjedhje vendore ambasadori i SHBA ne Tirane Aleksander Arvizu inkurajoi opoziten dhe shqiptaret ti kthejne zgjedhjet vendore ne nje referendum per qeverisjen. Amabsadori Arvizu eshte tashme i paragjykuar si mbeshtetes i Berishes por kjo nuk na pengon ta marrim seriozisht deklaraten e tij. Por a mund te jene zgjedhjet lokale nje referendum politik
Pa diskutim qe jane por jo ne teresine e tyre por ne cilesine e ballafaqimit te tyre. Nese behet fjale se kush do ta fitoje Peqinin apo Rrogozhinen nuk kam siguri te them se aty qytetaret do ti konsiderojne zgjedhjet referendum. Por ka nje kampion te ketyre zgjedhjeve qe ne te vertete mund te merren si referendum dhe ai eshte votimi ne qytetet e medha dhe zonat e ndricuara politikisht. Tirana Durresi Shkodra Vlora Elbasani dhe Korca perbejne padyshim nje kampion elektoral ku edhe zgjedhjet vendore mund ti konsiderosh referendum.
Kjo per arsyen e vetme se elektorati ne keto qytete eshte me i qarte politikisht dhe nuk joshet ne votime nga percarjet brendapartiake apo premtimet banale per ujerat e zeza rrugicat me asfalt apo lejet e ndertimit. Ne kete pike mund te thuhet pa frike se rezultati ne qytetet kryesore te Shqiperise qofshin keto bastione te PD apo PS eshte nje referendum.
Ne kete pike deklarata e ambasadorit Arvizu eshte shume e rendesishme nese ai e ka thene seriozisht. Kur them eshte e rendesishme kam parasysh se referendumi duhet te vleresohet si referendum pra duhet te kete nje efekt pas. Per te qene me i qarte ambasadori duhet te saktesoje se nese opozita fiton referendumin vendi duhet te shkoje ne zgjedhje te parakohshme. Kjo eshte logjika e vetme qe mund ta na shtyje ti quajme zgjedhjet vendore referendum. Ndryshe ato jane zgjedhje vendore ku mund te fitoje dhe i pari i fshatit qe nuk eshte as i PS as i PD.
Por duke mbetur tek ideja qe zgjedhjet edhe nese nuk kane kushtezime do te jene nje lloj referendumi ato kane te nevojshme kandidimin e figurave te forta politike ne krye te gares. Ne kete pike debati per Tiranen duket qesharak dhe as qe duhet te hamendesohet. Referendumi eshte ne radhe te pare per te marre votebesimin ose mosbesimin Edi Rama dhe ai duhet te jete ne krye te gares ne Tirane. Ai duhet te votebesohet nga kryeqytetasit ne nje beteje te drejtperdrejte politike me Sali Berishen pavaresisht ke lolo do ti nxjerre atij perballe.
Edi Rama nuk eshte ne nje faze normale te karrieres se tij politike pasi eshte ne nje beteje te sterzgjatur politike per transparencen e zgjedhjeve ku akuza kryesore qe po i behet eshte se nuk do te njohe humbjen e Qershorit 2009. Ai ka rastin me 8 Maj te hap kutite qe nuk ja hapi Berisha dhe te testoje votebesimin popullor ndaj tij. Ketu komentet apo skenaret skane me asnje vlere dhe nuk duhet krijuar asnje medyshje. Ai duhet te jete ne krye te gares dhe te udheheqe fushaten e opozites duke garuar ne kryeqytet. Dhe modeli i tij duhet te ndiqet ne cdo bashki te madhe te vendit ku duhet te jene ose kryetaret ekzistues ose figurat e spikatura politike.
Kjo eshte e vetmja menyre qe keto zgjedhje te kthehen ne referendum dhe i vetmi shans qe te detyrohet dhe faktori nderkombetar te imponoje rezultatet qe imponon nje referendum i fituar apo i humbur. do arsyetim se cdo behet me tej me zgjedhjet dhe debatin politik ne Shqiperi jane debate qe thjesht duan te kompleksojne Edi Ramen per ti lene fushen e lire lolos se radhes se Sali Berishes.
Kjo nuk eshte beteje e Lul-ave dhe tulave por e Berishes me Edi Ramen. Si e tille ajo duhet te behet e forte transparente dhe shume politike. Opozita nuk ka luksin te leshoje asnje centimeter katror pushtet perballe Berishes dhe as qe duhet te degjoj sirenat qe duan ta terheqin ne breg lidershipin e opozites per te pare si i shqyejne ushtaret e saj pa autoritet plackitesit e pushtetit.
Vetem nje referendum i tille mund te coje vendin ne nje zgjidhje te re politike. Me shume se kushdo Perendimi e di mire se ne vitin 2012 nese Berisha eshte ende ne pushtet ai merr te gjitha pushtetet qe ka pasur Enver Hoxha dikur. Ai merr perfundimisht dhe presidentin kryeprokuroren dhe SHISH dhe pastaj kostoja e cmontimit te tij ka per ti kaluar kostos se largimit te Gadafit nga Libia. Ne te vertete Perendimi ka nevoje te shikoje nje referendum te pakontestuar per ta ndalur me te keqen qe mund te ndodhe nese vendi nuk shkon ne zgjedhje te parakohshme. Dhe ajo e keqe nuk iken me me zgjedhje dhe as me intifade guresh dhe cadrash. Ajo e keqe qe mund te gjeje Shqiperine ne vitin 2012 nuk iken sic tha Berisha as me 3 mije te vrare. As sa ne vitin 1997.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›