E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet gjyqi kundër Mlladiçit

“Seanca është shtyrë”, tha të enjten kryetari i trupit gjykues, Alphons Orie.”Gjykata ka vendosur të pezullojë fillimin e paraqitjes së provave të prokurorisë”, tha ai.

Kryetari i trupit gjykues e shtyu për një afat të pacaktuar gjyqin kundër Mlladiçit pas gabimit të prokurorëve të cilët kishin vonuar t’ua paraqisnin provat avokatëve mbrojtës të të akuzuarit.

Orie tha se gjykatësit po analizonin “shtrirjen dhe ndikimin” e gabimit. Ai tha se kishte qëllim të vendoste një datë për fillimin e gjyqit sa më parë të jetë e mundur.

Prokurorët kanë pranuar gabimet tashmë dhe nuk kundërshtuan shtyrjen e gjyqit, ndërkohë që avokatët e Mlladiçit kanë kërkuar shtyrje me gjashtë muaj.

Mlladiç akuzohet për 11 krime:

Akuza 1, 2: Gjenocid ndaj Boshnjakëve dhe koroatëve të bosnjës në Bosnjë Hercegovinë dhe në Srebrenicë
Akuza3: Përndjekje
Akuza 4, 5, 6: Shfarosje dhe vrasje
Akuza 7, 8: Dëbim dhe veprime çnjerëzore
Akuza 9, 10: Ushtrim terrori dhe sulme të paligjshme
Akuza 11: Pengmarrje e trupave të OKB-së

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-17 15:27
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›