E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çen do të pajiset me pasaportë “brenda 15 ditësh”

Disidenti i verbër kinez, Çen Guançeng, ka thënë se autoritetet e Pekinit do t`i lëshojnë pasaportën brenda 15 ditësh, gjë që do ta lejojë atë dhe familjen e tij të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara.

Kjo është hera e parë që Çen jep një afat kohor për largimin e mundshëm nga Kina.

Ai është arratisur nga arresti shtëpiak në fund të prillit, për t`u strehuar në ambasadën amerikane në Pekin.

Gjatë vizitës së saj në Kinë, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka arritur marrëveshje me autoritetet e atjeshme që i lejonte Çenit të linte ambasadën amerikane dhe të mbetej në Pekin deri në vendimin për udhëtim drejt SHBA-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›