E Diel, 1 Nëntor 2026

Homofobia, Ashton: Të zbatohen të drejtat e njeriut nga të gjitha shtetet

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, përfaqësuesja e Lartë e BE, Catherine Ashton, tha sot se “në emër të Bashkimit Evropian, unë jam krenare që i bashkohem kësaj feste”.
 

"Sot, njerëzit në mbarë botën festojnë Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë. Në emër të Bashkimit Evropian, unë jam krenare që i bashkohem kësaj feste. Në mbarë botën, njerëzit përjetojnë diskriminim dhe dhunë, madje edhe vdesin, për shkak të orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinor. Marrëdhëniet konsensuale brenda të njëjtës gjini përbëjnë ende një krim në 76 vende, dhe janë të dënueshme me vdekje në të paktën 5 vende. Ne na është thënë ndonjëherë se orientimi seksual dhe identiteti gjinor janë në konflikt me vlerat tradicionale” theksua Ashton.
 

Ajo gjithashtu ka theksuar se të drejta të njeriut duhet të zbatohen për çdo person kudo pa diskriminim. “Më lejoni të jem shumë e qartë: kur ne flasim për të drejtat e lezbikeve, të personave homoseksualëve, biseksualë, transgjinorëve dhe personave interseks, ne nuk flasim për futjen e të drejtave të reja për një grup të caktuar njerëzish. Bëhet fjalë që të njëjtat të drejta të njeriut të zbatohen për çdo person kudo pa diskriminim. Unë u bëj thirrje të gjitha shteteve ta bëjnë këtë një realitet për të gjithë" ka shtuar Ashton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›