E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet legalizmi i kapitalit financiar

Deklarata e të ardhurave personale do të dorëzohet në 30 shtator 2012. Kjo erdhi si pasojë e shtyrjes së amnistisë fiskale, ligj i cili do të ndihmojë qytetarët që të legalizojnë  kapitalet e tyre. Harmonizimi i të dy ligjeve, atij të amnistisë dhe atij të deklarimit të të ardhurave, argumentohet nga Financat me arsyen e lënies së hapësirave të nevojshme qytetarëve që kanë ende kapital për të legalizuar dhe më pas të kenë mundësi të bëjnë deklarim të saktë. 
Kjo do të thotë, që qytetarët që kanë ende të ardhura të palegalizuara, t’i legalizojnë deri në fund të marsit dhe më pas t’i deklarojnë ato të si të ardhura legjitime. Këto para të cilat legalizohen nga amnistia nuk do të taksohen. 
Gjatë ndryshimeve që i janë bërë ligjit për deklarimin e të ardhurave,  i cili u miratua në seancën e fundit parlamentare, ka ndryshuar tavanin  e deklarimit të detyruar të të ardhurave vjetore, dhe rritur atë nga 200 mijë lekë në 2 milionë lekë të reja.  Në bazë të deklaratave zyrtare nga dikasteri i financave ndryshimi i tavanit u bë për të zvogëluar numri i atyre që e kanë të detyrueshëm deklarimin e të ardhurave. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›