E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet ligji per lejet e ndertimit

Shtyhet me tej sistemi i ri per dhenien e lejeve te ndertimit. Komisioni i Ligjeve miratoi dje nje akt normativ qe ben nje ndryshim ne ligjin Per planifikimin e territorit duke shtyre afatin nga 1 shtator i ketij viti deri ne 15 janar te vitit 2011. Sipas ligjit ne daten 1 shtator duhet te fillonte nga zbatimi sistemi i ri i vleresimit dhe dhenies se lejeve te ndertimit por ndonese ligji eshte miratuar qe ne prill te vitit 2009 ai ende nuk eshte i gatshem te zbatohet. Arsyeja e shtyrjes me 5 muaj eshte se ende nuk eshte ngritur Agjencia Kombetare e Planifikimit te Territorit dhe ende nuk jane miratuar vendimet perkatese te rregulloreve te reja. Lidhur me kete shtyrje zevendesdrejtori i Agjencise Kombetare te Planifikimit te Territorit Rikard Luka sqaroi se ligji i Urbanistikes i 98 i ndryshuar ka qene ne fuqi dhe eshte zbatuar ne te gjitha njesite e qeverisjes lokale e qendrore gjate kesaj dhe sqaroi se brenda nje kohe te shkurter do te jene gati te gjitha aktet nenligjore dhe rregulloret e reja te hartuara ne bashkepunim me ekspertet e USAID. Pas diskutimeve akti eshte miratuar me nje vote kunder e nje abstenim. Ligji i ri parashikon qe lejet e ndertimit te jepen brenda 55 diteve pasi eshte bere kerkesa. Pra pergjigjja per nje leje ndertimi merret jo me larg se 55 dite por ky sistem i ri do te duhet te filloje vitin e ardhshem. Keshtu deri ne daten 15 janar do te vijohet te jepen lejet e ndertimit sipas ligjit aktual.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›