Urbanistika lejet per reklama vetem nga KRRT-te

Lejet per dhenien e reklamave duhet te jepen vetem nga Keshilli i Rregullimit te Territorit dhe jo nga keshillat e komunave. Ky eshte nje nga ndryshimet e bera ne ligjin Per Urbanistiken te miratuar dje me shumice votash ne Komisionin e Ligjeve.Gjate diskutimeve te ketij projektligji opozita ka kundershtuar disa nga ndryshimet e propozuara. Sipas projektligjit tabelat reklamuese ne rruget kombetare duhet te administrohen nga Keshillat e Rregullimit te Territoreve Lokale dhe Qendrore. Ka shume raste qe ne vend qe te mblidhet nje KRRT dhe te jape leje per nje reklame mblidhet Keshilli i Komunes dhe jep leje per to. Me keto ndryshime ne kemi percaktuar qarte qe kjo eshte kompetence vetem e KRRT-se - tha Gjergj Bojaxhi drejtor i Inspektoratit Ndertimor. Anetari socialist ne Komision Pandeli Majko deklaroi se projektligji vjen pikerisht para fushates se dihet qe tabelat do te perdoren si billborde per kandidatet. Ne po i japim kompetencen kryesore KRRT-ve lokale dhe behet fjale per reklamat ne rruget interurbane jo per reklamat brenda qytetit - u pergjigj Bojaxhi. Kundershtime pati edhe per propozimin qe pervec subjekteve qe ndertojne pa leje te gjobiten edhe kompanite te cilat furnizojne me beton keto subjekte kundervajtes deri ne 10 milione leke. Nderkohe qe deputeti i PS-se Bashkim Fino konsideroi si absurd faktin qe behen ndryshime ne nje ligj qe shfuqizohet ne janar te vitit qe vjen. Por Bojaxhi shpjegoi se menaxhimi i territorit nuk ka vemendjen e duhur ne Parlamentin Shqiptar prandaj edhe pse per pak muaj keto ndryshime do te ndihmojne ne parandalimin e ndertimeve pa leje. Ndryshimet ne ligj kane shtuar penalizimet financiare per ndertuesit dhe subjektet qe i ndihmojne ata ne ndertimin e objekteve pa lejet perkatese sic jane subjektet qe prodhojne dhe shesin beton. Keshtu kusht per shitjen e betonit do te jete prezantimi i lejes se ndertimit nga ana e subjektit qe ben ndertimin te kompania qe shet beton. Ne kete rast penalizimi ligjor per kompanine prodhuese te betonit parashikon gjobe deri ne 10 milione leke dhe bllokim te mjeteve te punes si betoniera apo makineri qe hedhin beton. Kjo menyre pune do te pengoje ndertimet e medha pa leje. Penalizime financiare deri ne 500 mije leke ka dhe per ndertimet e vogla si mure rrethuese gardhe apo objekte te tjera te kesaj madhesie. Ndryshimet ligjore te propozuara nga INUK u miratuan pa asnje ndryshim dhe me shumice votash.