Investimet e huaja Kuvendi diskuton ndryshimet ne ligj

Komisioni i Ligjeve ka nisur dje diskutimin e projektligjit per investimet e huaja. Ky ligj synon te krijoje nje klime te qendrueshme dhe te sigurt per investimet e huaja te kryera nga shtetas komunitare shoqeri komunitare dhe degeve apo filialeve te ketyre ndermarrjeve qe operojne ne Republiken e Shqiperise. Drafti synon krijimin e nje mbrojtjeje te posacme qe u akordohet nga qeveria sipas kushteve dhe kritereve investitoreve te huaj kur per shkak te konflikteve gjyqesore me pale te treta private pengohet gjyqesisht realizimi i investimit te huaj ose ushtrimi i veprimtarise ekonomike qe buron apo lidhet me te. Relatori i projektligjit Eduard Halimi sqaroi se mbrojtja e posacme shteterore eshte nje instrument efekti i cili mund te parandaloje dhe reduktoje kostot negative per shtetin. Opozita ka kundershtuar ashper kete projektligj duke pohuar se mbrohen vetem nje pjese e investitoreve prane qeverise. Por perfaqesuesja e Qeverise ka sqaruar se drafti parashikon dhe parandalim e proceduarave gjyqesore qe shpeshhere palet mund te fillojne per te zvarritur apo pezulluar investimin qe eshte bere. Pra synohet zgjidhja e problemeve qe mund te kene investitoret me palet te treta ne menyre qe te mos nderpriten investimet. Diskutimi i draftit vijon te premten.