E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet miratimi i ligjit te "Dosjeve'

Deputetet e Kuvendit te Kosoves nuk arriten te miratonin dje draft-rezoluten per denimin e krimeve te komunizmit ne periudhen 1945-99. Kjo pike e rendit te dites eshte shtyre per seancen e radhes, nderkohe qe ne tekstin e kesaj draft-rezolute, deputetet kane propozuar te perfshihen verejtjet e deputeteve te dhena gjate seances te dites se djeshme. Bahri Hyseni, kryetari i Komisionit per Legjislacion dhe Gjyqesi, e lexoi tekstin e draftit, me te cilin nuk u pajtuan te gjithe deputetet dhe shefat e grupeve parlamentare te partive politike. Anetari i kryesise se Kuvendit dhe deputet nga LDK-ja, Sabri Hamiti, deklaroi se teksti i rezolutes eshte kot dhe fjalite thone dicka tjeter nga ajo cfare kerkohet ne te vertete. "Kete tekst te rezolutes per informim tuaj, e kam lexuar edhe ju kam thene edhe atehere e edhe tash se une kete tekst si eshte tash nuk e votoj. Jo se nuk dua te votoj, por teksti eshte kot", u shpreh deputeti Hamiti. Sipas tij, teksti i rezolutes me ate permbajtje qe ka, pohon komplet dicka tjeter nga ajo qe realisht kerkohet. "Nese e lexoni shqip, iu them se as ju vet nuk e votoni. Ky tekst duhet te ripunohet dhe ne kete rast Qeveria nuk ka lidhje ketu sepse rezoluta nuk ka ardhur nga Qeveria por nga deputete prandaj kabineti qeveritar s'ka pse te vjen ketu. Une propozoj qe le te ulen dy tre veta e ta korrigjojne kete tekst", sqaroi deputeti i LDK-se, i cili ne drejtim te deputetit Ibrahim Makolli, kryetar i Grupit parlamentar te AKR-se. Por Ibrahim Makolli, fjalorin e tille te Sabri Hamitit e quajti fyerje per deputetet dhe komisionin i cili ka punuar shume per kete rezolute. "Nuk kemi nevoje per leksione te tilla pavaresisht prej kujt vijne. Nuk eshte e vertete se kjo rezolute nuk eshte konform standardeve qe kerkohen. Nuk eshte hera e pare qe ju z. Hamiti Kuvendin e Kosoves e vendosni ne lajthim sepse dikush iu ka kerkuar qe kjo rezolute te mos vendoset ne rend te dites", tha deputeti Makolli. Sipas Makollit, nese kane dite ose jo qe kjo rezolute te shkruhet, duhet sqaruar se ne komisionin perkates jane deputetet nga te gjitha partite politike. "Pse e them te verteten e dhemb ajo eshte ceshtje tjeter. Merre ate cope teksti, edhe lexoni dhe do te gjeni probleme se teksti e thote te kunderten e asaj qe kerkoni. Une nuk jam njeri qe me thote dikush e flas ashtu. Vetem lexojeni e vertetojeni a e thote teksti ate qe e mendoni", replikoi Hamiti. Pavaresisht se te gjithe deputetet u pajtuan per miratimin ne parim te nje rezolute te tille, ata nuk ishin te pajtimit qe ky tekst te miratohet.

Deputetet nuk i japin "ok" prokurorit te ish-administrates serbe

Deputetet kosovare votuan dje per emerimin e dy anetareve te Keshillit Drejtues te Institutit Gjyqesor te Kosoves. Por nje verejtje e deputetit Nait Hasani, ka bere qe njeri nga dy anetaret e propozuar per kete institucion, te mos emerohet ne kete detyre. Sipas deputetit Hasani, eshte e papranueshme qe disa nga te propozuarit per anetare te ketij keshilli te votohen, pasi ka prej tyre qe kane punuar deri ne vitin 1999 ne gjyqesi ne Prizren nen administraten e Serbise.

Thaci: "E kaluara e hidhur, duhet te ecim"

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, tha dje ne seancen e Kuvendit, ku u diskutua miratimi i rezolutes per denimin e krimeve te regjimit komunist ne Kosove, se shqiptaret nuk duhet ta harrojne te kaluaren, por se duhet te shikojne perpara. "E kaluara eshte e kaluar e hidhur, por te punojme per te ardhmen", deklaroi Thaci, sipas te cilit Kosova eshte shkeputur nga e kaluara dhe ka vizion per te ardhmen. "E ardhmja jone eshte demokratike dhe me ligje demokratike. Iniciativa ka qene e Kuvendit per kete rezolute dhe keni kerkuar qe Qeveria te jete ketu, e ne jemi ketu", deklaroi Kryeministri. Ai u shpreh se Qeveria respekton vendimin e Kuvendit te Kosoves, por terhoqi verejtjen se cdo vendim ka edhe koston financiare.

KRITIKA

Deputeti i AAK-se, Ardian Gjini, ka deklaruar se rezoluta per krimet e komunizmit, qe eshte propozuar te votohet nga deputetet, eshte kot. "Rezolute me koti se sa kjo, kurre Kuvendi i Kosoves nuk ka sjelle", tha Gjini, megjithese e mbeshteti rezoluten ne parim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›