E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ne Kosove eshte perfshire ne probleme per shkak te terheqjes se dy anetareve te partise me te madhe, asaj Demokratike te Kosoves. Zyrtare te PDK-se nuk kane dashur te flasin per arsyet e bojkotimit te mbledhjeve te KQZ-se, ndersa opozita e ka kritikuar partine qe udheheqe me qeverine se po e bllokon punen e ketij institucioni. Dy anetaret e PDK-se ne KQZ, Xhelal Pajaziti dhe Betim Gjoshi, prej me shume se dy muaj kane ngrire postet e tyre ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, sipas nje vendimi te partise. Zoti Pajaziti i tha BBC-se se nuk i di arsyet qe e kane shtyre partine te vendos per ngrirjen e pozites se dy anetareve te saj ne KQZ. "Une dhe kolegu im, qe jemi te emeruar nga Partia Demokratike e Kosoves, nuk marrim pjese ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve ka me shume se dy muaj, per shkak te nje vendimi politik te PDK-se, qe perkohesisht te ngrihet aktiviteti, perkatesisht, pjesemarrja jone ne KQZ, derisa ata t'i sqarojne disa ceshtje per te cilat ne nuk jemi te informuar dhe nuk kemi dashur as te pyesim pse", sqaroi Pajaziti. Ai theksoi se "meqe jane emeruar nga ajo parti, jane te obliguar te perfillin propozimin e saj per ngrirje te perkohshme te aktiviteteve ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve". As zedhenesi i PDK-se, Blerand Stavileci, nuk ka qene ne gjendje t'i shpjegoje arsyet e terheqjes se dy anetareve te PDK-se nga KQZ-ja. Sipas tij, organet e partise jane ne fazat e diskutimit per kete ceshtje dhe shume shpejt do te dalin me nje qendrim. "Arsyeja do te jepet bashke me qendrimin, te cilin shume shpejt do ta marr partia", deklaroi dje zedhenesi Stavileci. Por perfaqesues te opozites kane fajesuar Partine Demokratike, e cila udheheqe me qeverine, per bllokim te punes se Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Nenkryetari i Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ahmet Isufi, ka thene se KQZ-se i eshte bere nje bllokade per arsye politike. "Sa i perket funksionimit te institucioneve, Partia Demokratike ka pergjegjesi te plote per arsye se sot udheheq me Qeverine dhe nuk ka te drejte te pengoje asnje institucion", deklaroi Isufi. Perkundrazi nese tjeret pengojne, thekson ai, ata duhet te jene aktivizuesit e institucioneve. "Mirepo po shihet se me te rendesishme jane interesat politike te ndonje partie, sidomos te atyre ne pushtet, se sa funksionimi i institucioneve te Kosoves", sqaroi nenkryetari i AAK-se.

Kryetari i KQZ-se Xhemajli: Presidenti te nderhyje

Kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Zait Xhemajli, ka kerkuar nga presidenti te nderhyje per tejkalimin e problemeve te krijuara ne kete institucion. Por presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, nuk eshte deklaruar ende per kete ceshtje. Pas shpalljes se pavaresise dhe hyrjes ne fuqi te Kushtetutes, KQZ-ja ka marre te gjitha pergjegjesite per pergatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve. Gjashte pale zgjedhje sa jane mbajtur deri tani ne Kosove nga perfundimi i luftes jane organizuar nga OSBE-ja. Autoritetet ne Prishtine kane paralajmeruar mbajtjen e zgjedhjeve lokale ne nentor te ketij viti, ndersa sipas nje vendimi te presidentit, zgjedhjet e pergjithshme pritet te mbahen ne vitin 2011.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›