Kthehen avokatet per Gerdecin por fillojne mungesat te pandehurit
Edhe pse avokatet kane nxene mend pas kontrolleve nga KLD-ja odiseja e shtyrjes se gjyqit te Gerdecit ka vijuar edhe dje. Rregullat e lojes kane ndryshuar pasi avokatet jane paraqitur te gjithe ne seance por mungesat kane rifilluar nga ana e te pandehurve. Kete here shkak eshte bere mungesa e te pandehurit Sokol Ngjeci. Ai ka paraqitur ne seance nje deklarate ku thoshte se nuk kishte mundesi te paraqitej per arsye shendetesore. Qe ne mengjes dje ne Gjykaten e Tiranes eshte vene re prania e avokateve te te pandehurve per ceshtjen Gerdeci dhe kur pritej qe gjithcka te fillonte ka rezultuar se mungonte Ngjeci. Ne leter te lexuar para trupit gjykues ai sqaron se avokati mbrojtes duhet ta mbroje ne seance vetem ne prani te tij. Ne keto kushte gjykata vendosi serish shtyrjen e seances. Kjo eshte e disata here radhazi qe shtyhet seanca per ceshtjen Gerdeci nderkohe qe asnje nuk di te tregoje se deri kur do te zgjase kjo odise. Madje shtyrja e njepasnjeshme e seancave gjyqesore te tragjedise se Gerdecit ka bere qe pak dite me pare inspektore te KLD-se kane shkuar ne Gjykaten e Tiranes per te bere te mundur verifikimin e dosjes voluminoze. Reagimi i Keshillit te Larte te Drejtesise erdhi menjehere pas letres qe Gjykata e Tiranes i dergoi Dhomes Kombetare te Avokatise ku kerkohet marrja e masave ndaj avokateve qe me mungesen e tyre sistematike ne proceset gjyqesore po behen shkak per deshtimin e nje prej proceseve me te rendesishme gjyqesore ne vend. Inspektoret e KLD-se do te vezhgojne deri ku ka arritur procesi arsyet e mungeses se avokateve e shume probleme te tjera per te. Presidenti Topi deklaroi tri dite me pare se KLD-ja do te pergatise nje raport mbi kete ceshtje dhe brenda pak ditesh do te behet publik para medias. Burime nga KLD-ja thane per gazeten Shqip se inspektimi do te vijoje per disa dite madje nepunesit e Keshillit do te marrin pjese sistematikisht ne proceset e ardhshme gjyqesore me perpjekje per te kuptuar arsyen e deshtimit te ketij gjyqi. Mesohet se inspektoret kane marre nga sekretaria e gjykates te gjitha procesverbalet e mbajtjes se seancave gjyqesore nga Kolegji Penal i perbere nga Ridvan Hado Fatmira Hajdari dhe Shefkie Demiraj.
.