Athina hedh Berlinin ne gjyq per masakren e Distomes
Teresia e tmerrshme e krimeve qe nazistet kane bere ne Greqine e pushtuar rishfaqet serish thuajse 70 vjet me pas dhe kete here per te helmuar marredheniet mes Athines dhe Berlinit marredhenie qe u bene problematike gjate debateve te fillimvitit qe shkoi ne lidhje me monedhen euro. Qeveria socialiste e Kryeministrit Papandreu i eshte drejtuar Gjykates Nderkombetare te Hages ne lidhje me kerkesen per vendosje te drejtesise dhe te demshperblimit per familjaret e mbijetuar te viktimave te nazizmit dhe me konkretisht per viktimat e masakres se Distomes. Zevendeskancelari gjerman Guido Westerwelle e ka refuzuar menjehere nje kerkese te tille.
Kjo histori e tmerrshme i takon 10 gushtit te vitit 1944 6 dite pas zbarkimit te aleateve ne Normandi qe ishte edhe zhvillimi qe ndryshoi fatin e Luftes se Dyte Boterore. Forcat SS iu sulen fshatit Distome me urdher nga lart per reprezalje kunder cdo veprimi te forcave te armatosura te rezistences greke. 218 civile pjesa me e madhe gra pleq dhe femije u pushkatuan. Greqia hyri ne Luften e Dyte Boterore pasi u sulmua nga Musolini. Ushtria dhe aviacioni grek i ndaluan italianet dhe ne kete moment Roma kerkoi ndihmen e gjermaneve. Pushtimi nazist i gadishullit ishte nder me brutalet e konfl iktit vdiqen qindra mijera civile shume prej tyre prej urise dhe semundjeve. Thesari dhe rezervat e tjera shteterore u plackiten. Dhe per keto masakra nuk pati nje gjykim te tipit te gjyqit te Nurembergut.
Fshati grek ne fjale u shnderrua ne nje simbol ne nje rast te vecante. Ne vitin 1997 ne Gjykaten e Shkalles se Pare dhe me pas ne apel ne vitin 2000 drejtesia greke denoi Gjermanine me rimbursim te te mbijetuarve te viktimave. Ajo kerkoi 28 milione euro demshperblim. Gjermanet e refuzuan kete vendim dhe greket vendosen qe te merrnin me force te gjitha materialet qe ndodheshin ne institutin Gete ne Athine por qeveria greke e ndaloi kete gje pas nje nderhyrjeje te Berlinit. Atehere avokatet e te afermve te viktimave iu drejtuan drejtesise italiane e cila e vleresoi vendimin grek si te aplikueshem. Qe nga ajo kohe ky rast ka vene ne kundershti Italine me Gjermanine.
I njohim pergjegjesite tona ne lidhje me ngjarjet e se shkuares por mbrojme parimin e imunitetit shteteror te Gjermanise ka deklaruar dy dite me pare ministri i Jashtem gjerman. Berlini ka bere te ditur se ka derdhur tashme 67 miliarde euro ne Athine sipas nje marreveshjeje te vitit 1960. Per sa i perket Papandreut ai vendosi qe te beje nje hap perpara ne kete drejtim duke thene se eshte nje detyre e tij ndaj atyre qe rane per liri.
.