E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkembehen vrasesit e bashkeshorteve

Shqiperi-Greqi Ne Greqi kapet nje i kerkuar shqiptar ndersa vendi yne ekstradon nje grek

Policia greke ka vene ne pranga nje person te kerkuar nga Interpol-Tirana per vrasjen e gruas se tij nderkohe qe policia shqiptare ka ekstraduar drejt Greqise nje grek i cili kerkohej po per vrasjen e gruas. Behet fjale per arrestimin e Apostol Sotirit denuar me burgim te perjetshem nga drejtesia shqiptare dhe per ekstradimin e Anastasios Karavidas te akuzuar per vrasjen e te shoqes ne Korfuz te Greqise. Ne lidhje me ta policia shpjegoi se dje ne Athine si rezultat i bashkepunimit te Zyres Qendrore Kombetare Interpol Tirana me Interpol Athinen eshte bere arrestimi me qellim ekstradimi drejt Shqiperise i shtetasit Apostol Filip Sotiri 43 vjec lindur ne Gradisht te Lushnjes. Policia vuri ne dukje se Gjykata e Rrethit Gjyqesor Lushnje me vendimin nr. 98 date 23.12.1998 e ka denuar kete person me burgim te perjetshem per kryerjen e veprave penale te vrasjes dhe armembajtjes pa leje. Nga dosja penale ne ngarkim te tij mesohet se Sotiri me date 10 tetor 1998 ka vrare bashkeshorten e tij per motive xhelozie duke e qelluar me tete plumba si dhe ka tentuar te vrase gjithashtu shtetasin Ilir S. Ky shtetas gjate qendrimit ne Greqi perdorte nje pasaporte me gjeneralitete te tjera. Qe pas vrasjes ai ka qene person ne kerkim dhe vetem pas 13 vitesh policia ka mundur ta vendose ne pranga. Sipas te dhenave kapja e tij ka qene e veshtire per shkak te ndryshimit te emrit dhe te fizionomise se tij. Por dje policia shqiptare i ka bere dhurate pales greke 44-vjecarin Anastasios Karavidhas i cili kater muaj me pare ka vrare bashkeshorten e vet. Ai eshte transportuar diten e djeshme per ne Korfuz ku ndodhi ngjarja per tu perballur me drejtesine greke. Mesohet sesi gjate hipjes per ne tragetin Sarande-Korfuz edhe transportimi i grekut vrases nga Komisariati i Vlores ku mbahej prej kohesh per ne Sarande eshte bere ne masa te forta sigurie. Karavidhas mundi te kaloje kufirin shteteror pas ekzekutimit te ish-bashkeshortes se vet shqiptare duke perdorur arme zjarri. Kete e beri per ti shpetuar ndjekjes policore dhe per tiu shmangur denimit nga drejtesia. Pikerisht ne 22 tetorin e vitit te kaluar kur ka ndodhur ngjarja ai ka shfrytezuar avantazhin e kalimit pa vize per ne Shqiperi per tu larguar nga vendi i ngjarjes. Fillimisht ka udhetuar me tragetin e ndermjetem Korfuz-Igumenice e prej andej ka hyre ne Shqiperi nepermjet Qafe-Botes. Stacioni i tij i fundit nuk ka qene Saranda por qyteti i Vlores. Megjithekete ai nuk i ka shpetuar ndjekjes se policise dhe fale bashkeveprimit mes policive te te dy vendeve kane mjaftuar vetem 6 ore qe vrasesi Karavidhas te prangoset ne qytetin e Vlores.

.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›