E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadiç: KE-ja të mbetet asnjëanëse ndaj statusit të Kosovës



Serbia pret nga Këshilli i Evropës të mbetet asnjëanëse ndaj statusit të Kosovës dhe të vazhdojë rolin e saj mbrojtës ndaj qendrave historike e kulturore serbe në Kosovë.

Deklarata e presidentit serb, Boris Tadiç u bë gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.

Jagland gjendet për vizitë disa ditore në Serbi, ku po takohet dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›