E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre deputetë të PS kërkojnë shtyrjen e seancës. Balla thotë se Berisha ua dha programin qeverisës dy ditë përpara

ramaTre deputetë të Partisë Socialiste kanë kërkuar që opozitës ti lihet më shumë kohë për tu njohur me programin qeverisës.

Sipas Panoramës, disa deputetë me përvojë në Parlament, si Bashkim Fino, Fatmir Xhafaj e Spartak Braho, kanë propozuar lënien kohë edhe një ditë opozitës që të njihet me programin dhe të përgatitet për këtë debat.

Por kryetari i PS-së, Rama, mësohet se është shprehur se debati duhet të nisë të mërkurën në 11:00, ndërsa koha e debatit të jetë e pakufizuar, për ti dhënë hapësirën e plotë opozitës ta debatojë atë.

Ndërkohë deputeti tjetër socialist, Taulant Balla, në një postim në Facebook ka pranuar se në vitin 2005, opozita e ka marrë programin qeverisës dy ditë përpara seancës së debatit për programin.

Por Balla thotë se në këtë seancë, grupeve parlamentare të opozitës iu la vetëm një gjysmë ore kohë për paraqitjen e pyetjeve./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›