E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet për nesër debati për Gjykatën Administrative

Komisioni I Ligjeve ka shtyrë për nesër debatin për Gjykatën Administrative.  Shtyrja e debatit është bërë për shkak të mungesës së relatorit për Gjykatën Administrative Armando Subashi.
 

Ndërkohë në mbledhjen e kaluar, palët në komisionin e ligjeve miratuan me konsensus ngritjen e kolegjit të Gjykatës Admistrative.
 

Pas diskutimeve në komisionin për formulën e këtij kolegji palët kanë rënë dakort që kolegji administrativ do të përbëhet nga 5 gjyqtarë, të cilat janë pjesë e Gjykatës së Lartë.

Po ashtu në komision u ra dakort edhe sa i përket numrit të gjyqtarëve të Gjykatave Admistrative, ku pas propozimit të PS-së u vendos që trupi gjykues të përbëhet nga 1 gjyqtar, në përjashtim rastet e kontratave administrative kur trupi gjykues përbëhet nga 3 gjyqtar.

Ligji i Gjykatës Admistrative vijon të jetë pjesë e diskutimit në komisionit e ligjeve, ndërsa janë kaluar deri tani 17 nenet e para nga 50 të tilla.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›