Ligjet, shtyhet debati për Gj. Administrative

Komisioni i Ligjeve
TIRANË- Komisioni i Ligjeve ka shtyrë për një seancë tjetër debatin e sotëm për Gjykatën Administrative. Shkak për shtyrjen e mbledhjes është bërë mungesa e relatorit të PS-së, deputetit Armando Subashi.
Deri tani ne komision palet kane gjetur konsensusin per nje sere pikash te rendesishme.
Vetem nje mbledhje me pare, ne komision u ra dakord per 4 ceshtje te rendesishme, mes te cilave qe koncesionet te shkojne ne Gjykaten e Larte dhe prokurimet dhe tenderat do të gjykohen me tre gjyqtarë.
Konsensusi PD-PS
Palët kanë rënë dakord që kontratat administrative, si për shembull koncesionet apo tenderat të gjykohen nga Gjykata Administrative dhe jo nga gjykatat aktuale.
. Palët kanë rënë dakord që në Gjykatën e Lartë të ngrihet kolegji administrativ. Ditën e sotme do të përcaktohet se çfarë çështjes do të gjykojë kolegji administrativ.
. Palët kanë rënë dakord që çështjet e thjeshta, si për shembull gjoba ndaj një biznesi të vogël, të gjykohet me një trupë të përbërë nga një gjyqtar, ndërsa kontratat administrative, koncesionet apo tenderat, të gjykohen nga një trupë me tre gjyqtarë.
. Palët kanë rënë dakord që Avokati i Popullit të mos përfshihet në institucionet që mund të vënë në lëvizje Gjykatën Administrative.