"Rrjeta e hekurt" merr 31.6 vjet
Tirane- Trafiku i klandestineve nepermjet lumit Mat drejt Italise, iu ka kushtuar plot 31.6 vjet burg 10 te pandehurve, ndersa eshte liruar njeri prej tyre. Keta te fundit jane denuar nga gjykata edhe me 28 milione leke gjobe. Keshtu dje togat e zeza te kryesuara nga Dritan Hallunaj, kane shpallur fajtor dhe kane denuar me 4.8 vjet dhe 4 milione leke gjobe, secilin prej te pandehurve Ardian Corri dhe Gezim Tafaj. Per te pandehurit Lek Frroku, Aleksander Malaj dhe Altin Gjeloshaj, trupi gjykues i shpalli ata fajtor dhe i denoi me nga 3.4 vjet dhe 4 milione leke gjobe. Per te pandehurit Ardian Marku gjykata ka dhene denimin me 3.8 vjet dhe 4 milione leke gjobe, Rexhep Cuku dhe Ndrek Preci u denuan me nga 2 vjet burg, ndersa Dilaver Hajdini me 4 vjet burg dhe 4 milione leke gjobe. I fundit i grupit ishte Pjeter Tusha qe eshte liruar dje, nga masa e sigurise "arrest shtepie". Te pandehurit rane ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Rrjeta e hekurt" ne daten 25 janar te vitit te kaluar. Nga pergjimet telefonike ka rezultuar se i pandehuri Ardian Corri ne bashkepunim me te pandehurin Gezim Tafaj dhe me shtetas te tjere te huaj, organizonin dhe realizonin dhenien e ndihmes, per kalim te paligjshem te kufirit shteteror me qellim fitimi. Sipas prokurorise kalimi realizohej nga vendi yne per ne Itali. Sipas hetimeve ka rezultuar se Corri dhe Tafaj, kane biseduar dhe realizuar transportimin e shtetasve te ndryshem shqiptare, nepermjet kufijve shteterore te Malit te Zi drejt Kroacise dhe me pas ne Slloveni me destinacion Italine. Sipas prokurorise, kane nisur dy ose tre here disa shtetas per te kaluar per ne Mal te Zi me destinacion Italine. Nga hetimet rezultoi se, klandestinet grumbulloheshin nga te pandehurit Tafaj dhe Corri ne vendin e quajtur "Zogu i Zi" ne kryeqytet. Me pas ata transportoheshin nga i pandehuri Rexhep Cuku per ne fshatin Bajze te Malesise se Madhe dhe prej ndej kalonin kufirin me mjete nga me te ndryshmet. Transportimi i klandestineve per ne Mal te Zi, kryhej nga i pandehuri Aleksander Malaj. Me pas ata priteshin ne Slloveni nga shtetasi Azem Munishi, i cili i transportonte deri ne Udine te Italise. Pas ndryshimit te menyres se transportimit, ne daten 10 janar te vitit te kaluar, rreth ores 20:00 ne grykederdhjen e lumit Mat, dy te pandehurit Corri dhe Tafaj ne bashkepunim me te pandehurit Dilaver Hajdini, Lek Frroku, Ardian Marku, Altin Gjeloshi, Ndrek Preci, Paulin Marku, Pjeter Tusha kane transportuar 44 persona kundrejt shumes prej 3900 euro per cdo shtetas.
Vendimi
Ardian Corri 4.8 vjet 4 milione leke gjobe
Gezim Tafai 4.8 vjet 4 milione leke gjobe
Rexhep Cuku 2 vjet
Aleksander Malaj 3.4 vjet 4milione leke gjobe
Dilaver Hajdini 4 vjet 4 milione leke gjobe
Lek Frroku 3.4 vjet 4 milione leke gjobe
Ardian Marku 3.8 vjet 4 milione leke gjobe
Altin Gjeloshaj 3.4 vjet 4 milione leke gjobe
Ndrek Preci 2 vjet
Pjeter Tusha iu hoqe masa e sigurise
Vendimi
Ardian Corri 4.8 vjet 4 milione leke gjobe
Gezim Tafai 4.8 vjet 4 milione leke gjobe
Rexhep Cuku 2 vjet
Aleksander Malaj 3.4 vjet 4milione leke gjobe
Dilaver Hajdini 4 vjet 4 milione leke gjobe
Lek Frroku 3.4 vjet 4 milione leke gjobe
Ardian Marku 3.8 vjet 4 milione leke gjobe
Altin Gjeloshaj 3.4 vjet 4 milione leke gjobe
Ndrek Preci 2 vjet
Pjeter Tusha iu hoqe masa e sigurise