E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngrini ceshtjen e fleteve hetoni materialet

Nderkombetaret propozuan nje marreveshje qe duhet te ishte firmosur nga PS dhe PD


TIRAN - Marreveshja e propozuar nga nderkombetaret per zgjidhjen e krizes parashikon ngrirjen e ceshtjes se fleteve te votimit deri sa te shprehet Komisioni i Venecias. Ne asnje rresht si te marreveshjes ashtu edhe te projektvendimit qe i bashkengjitet kesaj marreveshjeje nuk parashikohet djegie e menjehershme e fleteve te votimit.


Zgjidhje e cila do te linte te dyja palet te kenaqura duke qene se edhe vete kryeministri Berisha deklaroi se per zgjedhjet e ardhshme lokale do te blihen kuti te reja votimi parashikon qe Komisioni i Hetimor ti drejtohet Komisionit te Venecias.


Ne marreveshjen e ideuar nga nderkombetaret por qe nuk eshte firmosur nga dy partite politike ne vend palet duhet te angazhohen te punojne per nje zgjidhje te shpejte te krizes politike qe lidhen me ngritjen e menjehershme te nje Komisioni Hetimor Parlamentar i mbeshtetur nga te gjitha forcat politike te perfaqesuara ne Parlament qe do te hetoje cdo parregullsi dhe shkelje te Kodit Zgjedhor gjate zgjedhjeve parlamentare.


Sipas marreveshjes qe duhet te arrihet mes PD-se dhe PS-se hetimi nuk do te synoje ndryshimin e rezultatit te zgjedhjeve. Hetimi nuk do te synoje per te ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve por ne pajtim me hapat dhe dispozita te hollesishme ne marreveshjen aktuale do te synoje te vere ne dukje dhe krijimin e pergjegjesise per cdo problem ne lidhje me zbatimin e ligjit gjate procesit elektoral. Puna e Komisionit do te zgjase kater muaj. Vendimi perkates drafti eshte i bashkengjitur - thuhet ne projektmarreveshje.


Per kete pike te marreveshjes ka dy opsione. I pari kerkon miratimin me ane te procedurave te pershpejtuara ne Kuvend te ndryshimeve te Ligjit Nr. 8891 2 maj 2002 Per organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore te Kuvendit Kombetar te Shqiperise ne menyre qe sanksionon te drejten e forcave te opozites qe te drejtoje dhe te mbaje nje shumice ne Komisionin hetimor parlamentar dhe te hetoje zgjedhjet e pergjithshme dhe lokale ne lidhje me ceshtjet e transparences permiresimin e legjislacionit dhe monitorimin e institucioneve zgjedhore.


Ndersa opsioni i dyte le me shume hapesira per interpretim duke percaktuar vetem miratimin e nje amendamenti ne Ligjin Nr 8891 2 maj 2002 ne menyre qe sanksionon te drejten e forcave te opozites per te mbajtur shumicen ne Komisionin Hetimor Parlamentar mbi Zgjedhjet e Pergjithshme 2009.


fare parashikon marreveshja per kutite


Projektmarreveshja parashikon kater menyra per zgjidhjen e problemit te fleteve te votimit.


Sipas saj komisioni do te kerkoje brenda 10 diteve mendimin e Komisionit te Venecias ne lidhje me kushtetutshmerine e qasjes ne dokumentet e perfshira ne keto kuti per qellimet e hetimit si dhe ne lidhje me metodologjine me qellim hetimin e problemeve ne procesin e numerimit te votave ndersa perfshin qe ne cdo rast behen hetime te plota ne zona te vecanta te administrimit zgjedhor per te shmangur cdo debat ne lidhje me tabelen perfundimtare te rezultateve zgjedhore te cilat jane miratuar nga KZAZ-te perkatese.


KQZ-ja detyrohet qe te vazhdoje ruajtjen dhe administrimin e te gjitha kutive te votimit deri ne sugjerimet e Komisionit te Venecias.


Sugjerimet do te jene detyruese per palet pavaresisht nga pozita e tyre ne kete ceshtje. Nderkohe institucionet shteterore KQZ-ja Ministria e Brendshme Ministria e Drejtesise dhe institucionet e tjera te perfshira ne kete proces do te bashkepunojne dhe do te japin informacion dhe cdo te dhene zyrtare qe ndihmon hetimin brenda shtate diteve nga kerkesa te leshuara nga Komisioni Hetimor Parlamentar. Ky komision nuk do te mund te ndaloje permes shumices bllokuese te drejten per te marre vendime ne perputhje me objektin e hetimit dhe frymen e ligjit.


Komisioni i Venecias


Mendimi i Komisionit te Venecias do te kerkohet ne nje nga menyrat e meposhtme


a Nepermjet nje kerkese te Komisionit Hetimor Parlamentar drejtuar Kryetarit te Parlamentit i cili do te transmetoje kerkesen per ne Komisionin e Venecias


b Nepermjet nje kerkese te Komisionit Hetimor Parlamentar per Presidentin e Republikes i cili do te transmetoje kerkesen per ne Komisionin e Venecias


c Permes nje kerkese te Komisionit Hetimor Parlamentar te Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Europes te cilit do ti kerkohet te transmetoje kerkesen per ne Komisionin e Venecias ne drite te angazhimit te bera nga Kryesia e Keshillit te Europes


d Permes nje kerkese ne Gjykaten Kushtetuese dorezuar ne perputhje me Kushtetuten dhe kerkon qe Gjykata te transmetoje kerkesen per shqyrtim ne Komisionin e Venecias brenda 10 diteve nese kjo nuk eshte pranuar nga Gjykata Kushtetuese Kuvendi i Shqiperise do te detyrohet ta transmetoje kerkesen ne Komision brenda 7 diteve.

Gjana ndihmon eurodeputetin te kryeje nevojat personale


Deputeti demokrat Jemin Gjana ishte i vetmi qe kaloi klasen perpara nderkombetareve. Ai nuk foli fare ne takim dhe nga ana tjeter ndihmoi nje prej eurodeputeteve qe te kryente nevojat personale.


Gjate pushimit te shkurter perpara se te niste procesi i votimit per amendamentet e parashikuara deputeti demokrat Jemin Gjana ka shoqeruar per ne tualet nje prej anetareve te delegacionit te PE-se qe ishte me aftesi te kufizuara.


Gjana shoqeroi eurodeputetin duke i shtyre karrigen me rrota. Ndonese politikanet tane nuk bene nje paraqitje te mire perpara nderkombetareve te pakten Jemin Gjana arriti qe te tregojne humanizmin e tyre per njerezit ne nevoje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›