Berisha: Opozita synon bllokimin e statusit

Kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij, theksoi se heqja e imunitetit është një hap me rëndësi në luftën kundër korrupsionit.
“Është mirë që t’u themi shqiptarëve se Brukseli, çdo ditë e më shumë thellon kërkesat ndaj atyre vendeve që do të shkojnë drejt tyre dhe këtë e bën duke e nxjerrë eksperiencën dhe në vendet që i anëtarësojnë. Është tërësisht që Rumanisë dhe Bullgarisë nuk iu është kërkuar imuniteti, por është pikërisht që këtyre dy vendeve nuk i kanë të drejtat e Shengenit si vendet e tjera të BE-së”, theksoi ai.
Berisha akuzoi opozitën se qëllimin e vetëm ka bllokimin e statusit të vendit kandidat. “Kujt t’i besoj, Fatmir Xhafës që më 12 korrik kur u vendos data, nuk foli dhe nuk kundërshtoi, apo Fatmir Xhafës që sot thotë se kjo datë u vendos në mënyrë të njëanshme. Z. Xhafaj, ju kërkoni që ky votim të bëhet në shtator. Bllokoni sot, vetëm për një qëllim, për të bllokuar statusin për të tretën herë. Përcaktoni si kusht atë që shqiptarët s’ua japin, që ju të bllokoni shtetin dhe institucionet kushtetuese. Dhe këtë e bënin me qëllime të papranueshme për shqiptarët. Presidentin e morën ata që në përputhje me Kushtetutën e vendit kishin votat. Kur e miratoi, kryetari juaj e vendosi pasi mendoi se do të ishte kryeministri i radhës dhe një nga ju do të ishte Presidenti i radhës”, shtoi ai.
Kryeministri u shpreh se opozita kërkon Kushtetutë me sundimin e pakicës. “Të kërkosh që Presidenti të rikthehet dhe të votohet me 3/5-t, po kështu edhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, atë të Lartë dhe kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ju e latë vendin dy vite peng dhe ju na thoni pastaj ta bëjmë sepse kemi modelin e mrekullueshëm të obusmenit. Cili ishte modeli? Dy vjet Shtetit shqiptar pa obusmen. Tani doni katër vjet të tjera për kryetarët e gjykatave. Kjo nuk mund të arrihet. Kryetari juaj iu çoi nga disfata në disfatë. Lider nuk mund ta bëjë unë atë. Ne vijmë sot këtu pasi kremi pranuar çdo gjë që ju keni propozuar”, shtoi ai.
Xhafaj: Votimi në shtator nuk ndikon negativisht
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj, tha sot në Kuvend se, "është e papranueshme që të votojmë dy herë për ndryshimin e Kushtetutës, një herë në gusht dhe një herë në shtator". Gjatë seancës parlamentare për votimin e ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë, Xhafaj theksoi se, "kjo është në kundërshtim me frymën e Kushtetutës, me rregullat dhe praktikat parlamentare dhe ky do të ishte një rast i paprecedentë, që do ta bënte Kuvendin e Shqipërisë qesharak". Xhafaj shprehu rëndësinë, që sipas opozitës, ka votimi i draftit të imunitetit në shtator, bashkë me paketën e ndryshimeve kushtetuese në sistemin e drejtësisë.
"Pretendohet se data 6 gusht është produkt i rregullores dhe miratimit konsensual, por nuk është aspak e vërtetë as njëra dhe as tjetra", tha Xhafaj, duke shtuar se ju vendosët datën e votimit dhe mbi të kushtëzuat vetë procesin. Sekretari për Çështjet Ligjore në PS, Xhafaj, u shpreh se, "Kryeministri thotë se data 6 gusht është detyrim ligjor i amendamentit që ka sjellë PS-ja, për procedurën e ndryshimeve kushtetuese, por logjika e rregullores është e qartë, data e votimit në seancë lidhet me kalendarin e punës së komisionit, kushtëzohet me kohën kur ky komisionin miraton raportin, pra data e votimit arrihet nga ecuria e shqyrtimit dhe vendoset pas këtij procesi si hapi fundor i saj". Xhafaj duke e cilësuar joproduktiv debatin e sotëm në Kuvend theksoi se, "shtyrja e votimit në shtator nuk ndikon negativisht në procesin integrues të Shqipërisë"
Prova e Kuvendit për imunitetin
Tiranë (08:51)– Kuvendi i Shqipërisë pritet të mblidhet sot për të votuar ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë dhe për deputetët.
Opozita deri më tani ka deklaruar se nuk do të japë votën e saj për heqjen e imunitetit për zyrtarët, por megjithatë, kjo parti pritet të mbledhë grupin parlamentar për të vendosur përfundimisht nëse do të votojnë ose jo.
Dy javët e fundit, mazhoranca i ka bërë apel çdo ditë Partisë Socialiste që të japë votën e saj, duke pretenduar se nëse heqja e imunitetit nuk bëhet në këtë datë, rrezikohet sërish statusi i vendit kandidat për të tretin vit radhazi.
Në parim, palët kanë rënë dakord për heqjen e imunitetit, por opozita kërkon që ndryshimi i Kushtetutës në këtë drejtim, duhet të bëhet edhe me disa ndryshime të tjera. /Start/
2012-08-06 11:25