E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seanca e Aldo Bares, gjyqtarja tërhiqet nga trupi gjykues

Zevendesi i nje prej anetareve te trupit gjykues, ne gjykaten e Krimeve te Renda, ne procesin gjyqësor ndaj Aldo Bares, coi ne shtyrjen e seances. Gjyqtarja Ardiana Beraj, qe zevendeson, ish anetarin e trupit gjykues, Artan Broci, i emeruar ne Gjykaten e Apelit te Tiranes, kërkoi te mos jete pjese e gjykimit, per shkak se ka vlerësuar masen e sigurise per te pandehurin Rexhep Gina, i dyshuar si pjese e Bandes se Lushnjes.

Gina eshte i pandehur ne nje tjeter proces, qe po zhvillohet te Krimet e Renda,i akuzuar si nje prej antareve te bandes qe drejtohej nga Aldo Bare. Kodi i procedures penale, nuk lejon pjesëmarrjen ne gjykim, nese gjyqtari ka vlerësuar masen e sigurise per te pandehurin.

Te njëjtin fakt e ka konfirmuar edhe organi i akuzes. Tashme KLD i ka lindur detyrimi per te emeruar nje tjeter gjyqtar, per tu bere pjese e treshes gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda,ne procesi ndaj Aldo Bares.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›