Sheshi, Policia letërRamës: Kaos nëtrafik, duhet zgjidhje
TIRANE-Drejtori i Policisë së Qarkut Tiranë, Tonin Vocaj i ka dërguar një letër Kryetarit të Bashksië së Tiranës, Edi Rama ku i deklaron se “konstatohet kaos në lëvizjen e mjeteve sidomos në segmentet që kanë lidhje me qëndrën”. Vocaj i sugjeron Rames se nevojitet nje zgjidhje urgjente e situates.
Duke iu referuar qëndrës së kryeqytetit ku prej disa javësh vazhdojnë punimet nga bashkia e Tiranës për rehabilitimin e zonës, Vocaj shprehet në letrën drejtuar Ramës se kaosi në lëvizjen e automjeteve vërehet konkretisht në “Nga Rruga e Kavajës tek 21 Dhjetori, nga Rruga e Durrësit tek Zogu i Zi, nga aksi “Zogu i Parë” drejt qëndrës, nga rruga Dedë Gjon Luli, tek Rruga e Dibrës drejt Qëndrës, si dhe tek rruga “5 Maji”.
Kreu i Policisë së Qarkut Tiranë, i ka ofruar Ramës bashkëpunimin e policisë për zgjidhjen e problemit. “Bllokimi i qëndrës ka rënduar trafikun e automjeteve. Konstatojmë se problemi ka ardhur nga zbatimi i skemës së Bashkisë së Tiranës. Ofrojmë bashkëpunimin tonë për zgjidhjen e problemit”, thekson Vocaj në letër.
(d.b/BalkanWeb)