E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS plotëson postet në komisione, Dokle nënkryetar Kuvendi

Socialistët plotësojnë vakumin e krijuar në Parlament pas bojkotit disa mujor. Grupi i Partisë Socialiste zgjodhi sot të gjithë emrat përfaqësues në komisionet e Kuvendi te Shqipërisë. Në postin e Nënkryetarit të Parlamentit u vendos deputeti Namik Dokle, kryetare e Komisionit të Medias do të jetë Valentina Leskaj, ndërsa në krye të Komisionit të Integrimit u zgjodh Ermelinda Meksi. Deputeti Ethem Ruka do të drejtojë Komisionin e çështjeve Sociale.

Mbledhja përcaktoi edhe katër emrat e nenkryetareve që do të bashkëdrejtojnë grupin socialist të deputetëve të opozitës në Kuvend, së bashku me kreun Gramoz Ruçi. Ata janë: Erjon Brace, Vasilika Hysi, Sajmir Tahiraj dhe Eduart Shalsi. Socialistët në mbledhjen e sotme diskutuan me juristët edhe për çështjen e kallëzimit penal ndaj kryeministrit Sali Berisha.

Alsat < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›