E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvaret një 54-vjeçar në kushte depresive

 

KORÇË- Një 54-vjeçar nga fshati Mborje i Korçës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Qazim Bame, 54 vjeç është vetëvarur sot në mëngjes. Ai është gjetur nga familjarët e tij, ndërkohë që ishte varur në pjesën anësorë të shtëpisë së tij. Familjarët e tij kanë deklaruar se ai vuante nga depresioni dhe për këtë gjë kurohej vazhdimisht. Lajmi është konfirmuar nga policia e qytetit të Korçës, e cila ka deklaruar se po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›