Ina Rama: "Presim qëndrimin e kuvendit për dosjen Mediu"
Ka reaguar Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ndaj dosjes Mediu. Pas paraqitjes së materialeve shtesë Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, kryeprokurorja ka folur se 'presim reagimin dhe qëndrimin e Kuvendit ndaj materialeve që i kemi çuar. Ne i kemi dërguar Kuvendit të gjitha materialet që na janë kërkuar". Ajo ka theksuar se dosjae ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për përfshirjen e tij në skandalin e trafikimit të armëve në fabrikën e Gërdecit, është sipas proceduarve ligjore. Ndërkohë që tani pritet vendimi i Kuvendit për këtë çështje.