E Diel, 1 Nëntor 2026

Alibali: "Në Ballsh nga 1232 punonjës, 302 dalin të papunë"

 

Zëvendës ministri i Ekonomisë Neritan Alibali, është shprehur për reformat që po bëhen në sektorin e naftës. "Tashmë ka nisur reforma në sektorin e naftës dhe ristrukturimi i punonjësve po bëhet në kuadër të privatizimit. Por ristrukturimi do të bëhet në bazë të kritereve. Ndërkohë që të papunët do të marrin rroga për një vit"- është shprehur Alibali. Ndërkohë që sipas tij është ngritur një grup pune për ankesat e punonjësve të prekur nga reforma. Alibali ka paralajmëruar se presim ankesa nga të pakënaqurit por ata duhet t'i paraqesin ato brenda dy ditëve. Megjithatë zv/ministri ka thënë se nga 1232 punonjës në Ballsh, reforma prek vetëm 302 prej tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›