"Crands Montana", sot dita e dytë e punimeve
Sot në ditën e dytë të forumit ekonomik botëror "Crands Montana", që po zhvillohet në Tiranë, kryeministri Berisha ka folur për rëndësinë e stabilitetit në rajon, për zhvillimin e ekonomisë. Ai tha se riunifikimi i procedurave standarte dhe të kuadrit ligjor të taksave do të ndihmonin shumë rajonin dhe do ta bënin atë shumë më tërheqës për investitorët.
Ndërkohë që Berisha ka ftuar investitorët e huaj të investojnë në Shqipëri dhe garantoi mbështetjen e qeverisë. Sipas shifrave të dhëna nga kryeministri për investimet e huaja numri i investitorëve është rritur me 87 përqind më shumë.
Ndërsa ministri I Energjitikës, Genc Ruli tha se për të tërhequr më shumë investitorët e huaj duhen ende investime në infrastrukturë, sidomosnë atë të porteve.