E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Gashit dhe Ramës

Nga Express më 29 mars 2011 në ora 13:34

Seanca gjyqësore e paraparë të mbahej të martën në Gjykatën e Qarkut ndaj të akuzuarve Fahredin Gashi - Faruku dhe Hysri Rama, të akuzuar në rastin Bllaca, është shtyre për të mërkurën në ora 10.00, pasi ka munguar i akuzuari Hysri Rama.

Fillimisht seance u pezullua për një orë, dhe më pas është marrë vendimi që të shtyhet për nesër në ora 10.

Në seancën e katër gjyqësore ndaj rastit Bllaca, në të cilën ishte paraparë që të paraqes dëshminë e tij dëshmitari i kryesor i këtij rasti, Nazim Bllaca, ka munguar i akuzuari dytë, Hysri Rama. Edhe pse Bllaca është sjell në gjykatë, ai nuk e ka dhënë dëshminë, raporton KosovaPress.

Është bërë e ditur se EULEX-i ka lëshuar fletarrest për Hysri Ramën, i cili fillimisht ishte ftuar nga prokuroria si dëshmitar i rastit, e pastaj ishte akuzuar.

Fahredin Gashi dhe Hysri Rama akuzohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës, pas një dëshmie të dhënë nga Nazim Bllaca, për vrasjen e Sali Gashit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›