E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtyhet seanca ndaj Ilir Xhakjes Avokati i tij kerkoi 10 dite kohe

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë sot seancën gjyqësore ndaj Ilir Xhakjas, të akuzuarit për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj.
Shtyrja e gjyqit është bërë me kërkesë të palës mbrojtëse, e cila do të paraqeste sot konkluzionet e saj, por avokati mbrojtës kërkoi 10 ditë kohë për t'u përgatitur..
Pas kërkesës së mbrojtjes, Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi që seanca e radhës në ngarkim të Ilir Xhakjas të zhvillohet pas 10 ditësh.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Ilir Xhakjan. Në pretencën e tij, prokurori Eugen Beci ka theksuar se është vërtetuar se Xhakja e ka vrarë me dashje dhe për shkak të cilësive të veçanta, ish-shefin e komisariatit të Shijakut.
Ngjarja e rëndë ku humbi oficeri i lartë i policisë së shtetit Adem Tahiraj ndodhi në 13 shtator të vitit të shkuar në Katund Sukth në Durrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›