E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau bashkeshorten arrest me burg per Ersnik Gjoshin

Arrest me burg për Ersenik Gjoshin, personin që masakroi me thikë të fejuarën e tij 17 vjeçare Anxhela Hado pasditen e 21 korrikut në fshatin Hekal të kryeqytetit.
Sipas prokurorisë, pas një debati mes çiftit të ri, i dyshuari Gjoshi, ka marrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë në krahror, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme 17 vjeçares me të cilën prej një viti bashkëjetonte.
Para gjykatës, 26 vjeçari tha se ishte penduar.
Gjithsesi ai pretendoi se kishte qenë 17 vjecarja, që nisi sherrin. Sipas tij, Anxhela e kishte qëlluar fillimisht me thikë dhe më pas I dyshuari ia kishte kapur nga dora duke e qëlluar në krahror. Por ekzpertiza e trupit të viktimës tregon se Anxhela kishte shenja dhune në trup dhe per prokurorin kjo tregon se i dyshuari e ka rrahur fillimisht vajzen.
Avokati mbrojtës duke vëzhguar lëvizjet e të dyshuarit, i kërkoi togave të zeza të kryejnë akt-ekspertimin psikik të tij. Ersenik Gjoshi vuan nga crregullimet mendore tha avokati. Në të njëjtën kohë familjarët e 26 vjeçarit kanë paraqitur kartelën mjekësore të autorit të vrasjes dhe pretendojnë se djali i tyre mjekohej rregullisht për këto probleme. Kodi i ri Penal parashikon që dënimin nga 20 deri 35 vjet heqje lirie për vrasjen e 17 vjeçares.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›