E Diel, 1 Nëntor 2026

Rekord turistesh ne Shqiperi

Fundjava ka regjistruar fluksin më të madh në hyrje në pikat kufitare të të huajve që synojnë brigjet turistike të Shqipërisë

Në total në 5 ditët e fundit kanë hyrë 108421 shtetas të huaj, ndërsa për të gjithë korrikun 374 095 turistë. Policia kufitare dhe e migracionit monitoron hyrjet-daljet në cdo pikë të kalimit kufitar, si dhe oraret kur ngarkesa është më e madhe.

Në vëmendje është e gjitha vija kufitare, kjo për shkak se kontrabandistë apo trafikantë synojnë këtë periudhë për krimet në kufi, për shkak të ngarkesës që sjell fluksi i sezonit turistik veror

Edhe pse agjerimi në muajin e Ramazanit, ka penguar disi mbërritjen e turistëve kosovarë, sërish shifrat flasin për një shtim të fluksit në hyrje në territorin e Shqipërisë, nga java në javë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›